Për familjen time/ Tollga hàkmerret ndaj Omerit

Shengyli vendos të shfrytëzojë àrmìqësinë mes Suzanës dhe Nebahatit, për t’a bërë shoqe këtë të fundit. Kështu, i tregon jo vetëm lidhjen mes Suzanës dhe Omerit, mënyrën se si ky i fundit është bràktisur fòshnje, por edhe reagimin e ftohtë të Suzanës kur i tregoi se ai është djali i saj. Në ato momente që flasin, Omeri po bie në kùrthin e Tollgës. Ai i futet në dyqan në një moment që Omeri është tòtalisht i përhumbur në gjumë për shkak të ilàçit, vjèdh 3 telefona dhe largohet.

Por, në largim, Omeri arrin të shikojë aq sa të dallojë këpucët e veçanta të Tollgës. Kur prònari vjen në dyqan, Omerin e gjen në gjumë dhe në çast vëren vendet bosh të telefonëve. Ai i ulèret Omerit që po flen në vendin e punës dhe telefonon Mazllumin për t’a fàjësuar atë, si personi që u fut garant për vendin e punës së Omerit. Fëmijët mblidhen të gjithë në shtëpinë e Kadirit, ku diskutojnë për pròblemin e parave që u duhet të paguajnë, për të cilat Omeri ngulmon se fàjtorë janë vetëm Berku me Tollgën.

Ai betohet se ato e kanë futur në kùrth dhe plàs nga inàti që nuk e vërteton dot. Ogulxhani, që ndjen së tepërmi kèqardhje, telefonon Melisën për t’i kërkuar ndihmë asaj, duke i treguar çështjen dhe duke i theksuar se ndihma saj duhet të jetë e fshèhtë pasi Omeri me Kadirin nuk e pranojnë kurrsesi. Melisa, e cila pranon pa hezituar, i dòrëzon Ogulxhanit një vàrëse shumë të shtrenjtë që babai i saj ia ka bërë dhuratë për ditëlindje por që ajo nuk e ka vënë kurrë sepse nuk i ka pëlqyer.

Ogulxhani e pranon vetëm si bòrxh, shkon t’a shesë vàrësen, dòrëzon paratë tek prònari i punës së Omerit dhe kërkon nga ai që  kjo të mbesë e fshèhtë, ndaj ai telefonon Mazllumin dhe i thotë se e ka mbyllur atë çështje, pasi është bindur që Omeri nuk ka pasur fàj. Ndërkohë, Asija shkon të ndihmojë Shengylin me punët në shtëpinë e Dorukut por ky i fundit, nuk pranon që Asija t’ia rregullojë dhomën vetëm sepse Shengyli paguhet për atë punë, ndaj dhe nis të pastrojë edhe ai me të, duke lënë pa fjalë nënën e tij.