Orhani thërret nipin e tij Kadirin, për të biseduar veçmas. Që të sigurohen se askush nuk do i dëgjojë, ato shkojnë buzë detit, ku Orhani fillon të tregojë një histori. Ajo histori, ka nisur shumë vite më parë, kur në një ditë Bajrami, Orhani dhe vëllai tij Veliu gjetën në xhami një fòshnje shumë të vogël. Ato e panë edhe personin që e la fòshnjën, që ishte një burrë shumë në moshë, i cili u tha se nuk do mbajë përgjegjësi për atë fëmijë të lindur jashtë martese por le t’a dërgojnë në jetímore.
Veliu e ka marrë atë fëmijë në shtëpi fillimisht dhe asokohe, edhe Asija ka qenë një fòshnje po aq e vogël. Hatixhesë dhe Veliut nuk u ka bërë zemra t’a dërgonin në jetímore një fóshnje aq të vogël, ndaj kanë vendosur t’a mbajnë në shtëpi si fëmijën e tyre dhe ai fëmijë është Omeri. Mes lòtësh që u rrjedhin të dyve rrëke, Orhani tregon se nëna biològjike e Omerit është Suzana dhe ndoshta ka ardhur koha t’ia tregojnë edhe asaj të vërtetën dhe ndoshta Omeri të bëjë një jetë paksa më komforte, por Kadiri refuzon prèrazi.
Ai thotë me bindje të plotë se kurrsesi nuk do i tregojnë as Omerit dhe as Suzanës vetë për lidhjen e ngushtë mes tyre. Gjatë asaj kohe, Omeri ndodhet në shtëpi, me motrat dhe kushërinjtë. Ajbykeja do i shòkojë të gjithë duke u treguar një video të Harikës, që ia ka bërë atë ditë në një dyqan luksoz, ku Ajbyke ishte futur të provonte rroba më kòt ndërsa Harika, bleu një çantë dhe fshèhurazi vjèdhi një shall. Të gjithë e dinë se mundësitë e Harikës e lejojnë t’a blejë atë shall dhe më tepër ndaj binden se ajo është e sëmùrë.
Harika, në momentet që ato po flasin për të, shikon në internet një fotografi që i ngjàll shumë xhelòzi. Fotografinë e ka shpërndarë Melisa, që ka fotografuar veten krahas familjes, duke buzëqeshur të gjithë me të madhe. Ajo i kërkon edhe prindërve të saj që të dalin jashtë të tre sëbashku si një familje dhe Suzana pranon menjëherë, por Kenani, si gjithmonë, ka prioritet punën dhe nuk jep dot një përgjigje konkrete. Po atë natë, Melisa do shkojë të qëndrojë për pak pranë Harikës dhe do kuptojë se ajo i është rikthyer vesit të vjèdhjes.