Omeri përfshihet në një sherr për Tollgën por përfundon duke u gjakosur për vete. Xhemileja që e shikon nga larg, e keqkupton paksa. Tollga shfrytëzon rastin dhe e largon nga Omeri duke i thënë se ai e dhunoi në atë formë.
Ndërkohë, dy të tjerë afrohen me njëri tjetrin. Ato janë vëllezërit Doruk dhe Kaan, afrimitetin e të cilëve e konfirmon vetë Akifi dhe lumturohet pafund. Në anën tjetër, Ilknuri afrohet ende më shumë me Emelin.
Ajo arrin në atë pikë saqë dëshiron t’a birësojë atë. Për t’a afruar familjarisht, ajo i fton të gjithë për të darkuar me nipin dhe mbesën e saj, por ai darkim as që do fillojë dhe as që do përfundojë mirë.
Nipi saj Emiri e provokon dhe ofendon Omerin deri në atë pikë saqë Omeri e humbet toruan dhe e qëllon me shuplakë por ai gjest bën që Emiri të bjerë pa ndjenja dhe me kokë që i gjakoset në një gur.