Për familjen time/Omeri humbet bursën nga spiunimi Harikës

Nebahati nevrikoset që Akifi pranon se po përpiqet t’a dojë Kaanin sa më shumë, ndërkohë që edhe djali tyre Doruku nevrikoset nga Kaani, që ngushëllon Asijen për Kadirin, sepse kjo e bën të ndjejë xhelozi.

Asija largohet e acaruar nga Doruku dhe futet në klasën ku do bëhet  provimi për fëmijët që pretendojnë bursë. Për atë provim, një natë më parë të gjithë janë mbledhur në shtëpinë e Omerit për të studiuar.

Pavarësisht kësaj, Harika kërkon kopje nga Omeri dhe si të mos mjaftonte, kur ia zënë kopjen në duar, ajo tregon që ia ka dhënë Omeri dhe kështu, ky i fundit humbet mundësinë për bursë.

Larg tyre, ndodhet Xhemileja me Tollgën. Me idenë e Xhemilesë, ato blejnë ushqim për të gjithë fëmijët që ndodhen në jetimoren ku dhe Xhemileja është rritur dhe të gjithë gëzohen pafund, përfshirë Tollgën vetë.