Për familjen time/Doruku humbet Asijen me xhelozinë e tij

Fëmijët mësojnë në shtëpinë e Omerit por të nesërmen në provimin për bursë, Harika ia kthen atij në formën më të keqe, sepse e tregon se kush ia dha kopjen dhe rrjedhimisht Omeri e humbet mundësinë për bursë.

Përtej tyre, Kaani po ngushëllon Asijen që ndjen mall për Kadirin por ai afrimitet, nuk pëlqehet aspak nga ana e Dorukut. Ai e nuk e përmban veten dhe nga xhelozia reagon keq, aq sa e largon edhe Asijen nga vetja tij.

Njëkohësisht, Nebahatit nuk i pëlqen fakti që Akifi e pranon se po mundohet t’a dojë Kaanin. Akifi largohet prej saj i acaruar dhe në zyrën e tij në kompani thërret Susenin, për t’a paralajmëruar të qëndrojë larg Omerit.

Sakaq, shumë larg tyre ndodhen Tollga me Xhemilenë. Kjo e fundit e ka bindur Tollgën që drekimin e tyre të parë t’a bëjnë me gjithë fëmijët e jetimores ku ajo është rritur, ku dhe shkojnë me një makinë të mbushur me ushqime.