E gjithë shkolla e ndjek njëherazi videon që djemtë i bënë fshehurazi Tollgës, ku ai pranon gjithë kùrthin që i ka bërë Asijes dhe Ajbykesë. Të gjithë shòkohen dhe zhgënjehen nga ai, si dhe i shprehin fjalët më të rènda. Videoja shikohet edhe nga drejtori i shkollës, i cili e shikon të arsyeshme të thërrasë babanë e Tollgës. Ai vjen dhe tùrpërohet shumë nga biri i tij, ndaj dhe vendos t’a heqë nga shkolla. Për këtë, fillojnë procedurat menjëherë, gjë që fëmijët e tjerë i gëzon. I vetmi person që i gëzohet kùrthit të Tollgës, është Harika.
Harika atë ditë nuk paraqitet në shkollë sepse po përjeton shokìmin më të rëndë të jetës, atë të kthimit në person të varfër nga një person me të ardhme të sigurtë. Suzana e di mjaft mirë se në atë gjendje e ka sjellë vetëm Akifi, ndaj i shkon atij në zyrë dhe ia kthen përmbys, teksa i betohet se do kthehet për një hàkmarrje shumë të fortë. Betimin për hàkmarrje, Suzana e bën edhe para Nebahatit, që nuk e kupton aspak se çfarë ka bërë bashkëshorti i saj. Por, Suzana nuk është àrmiku i vetëm i Akifit.
Ai i ka krijuar vetes àrmik, tek personi që pàndeh ta ketë më të afërtin. Ai është Erhani, të cilit i nevojiten para për gruan që do lindë së shpejti por Akifi vijon t’a përqèshë gjendjen e tij, duke i thënë se nuk ia ka sugjeruar ai të bëhej baba. Ajo që Akifi nuk di, është se Erhani e ka ruajtur USB-në ku shfaqet qartazi Akifi duke vràrè babanë e fëmijëve jetìmë. Ndërkohë, njëri prej jetìmëve, Omeri, gjen në telefonin e Ogulxhanit fotografinë e bisedës së Harikës me Tollgën, ku Harika pranon që i ka punuar rrèng Omerit.
Omeri zhgënjehet së tepërmi nga Ogulxhani që nuk ia ka dorëzuar atë foto provë atij dhe për këtë e kritikon shumë. Me provën në dorë, Omeri troket në shtëpinë e Suzanës, e ballafaqon me të vërtetën dhe largohet mëse i lènduar, ndërkohë që lèndohet shumë edhe Suzana nga Harika dhe kërkon ndjesë pafund nga Omeri. Sakaq, në shtëpinë e Omerit ndodhet Asija me Dorukun duke mësuar për një provim dhe gjatë asaj kohe, Erhani i dërgon Dorukut një pjesë të videos së Akifit me babanë e Asijes, por jo videon e plotë.