PREMTIMI/ Xhavidana trònditet nga rrëfimi që i bën Gylsymi

Në restorantin ku po darkon Kemali me Narinin me një qëllim që të dy e dinë, do vijë edhe Oja, por ajo nuk u del të dyve përpara. Ajo qëndron në një qoshe ku e shikon vetëm Narini dhe me shenja, e thërret pranë vetes. Narini i shkon pranë pa hezituar por shòkohet nga biseda e mbushur me kërcènime që Oja do bëjë. Duke ngulmuar se Erhani ka qenë e dashuruar pas saj dhe jo pas Narinit, Oja i betohet asaj se nëse do guxojë të pranojë propozimin e Kemalit, ajo do largohet nga shtëpia.

Kështu, Oja e ngarkon Narinin me përgjegjësinë e marrëdhënies së saj me Kemalin, duke i thënë se do kthehet në personin fajtor të një ftohjeje të madhe ndërmjet motrës e vëllasë. E shòkuar nga fjalët e Ojës, Narini kthehet pranë Kemalit duke i thënë se e telefonuar nga spitali dhe i duhet të largohet për një rast urgjènt. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Emiri me gjithë familjen e tij, të cilët shtangen kur dëshmojnë alìvanosjen e papritur të Rejhanit pas surprizës që i bënë me video kolazhin.

Rejhani dërgohet me nxitim në spital dhe të gjithë e shoqërojnë Emirin atje, përveç Xhavidanës dhe Gylsymit. Teksa Xhavidana buzëqesh duke pandehur të ketë arritur qëllimin që ka pasur, Gylsymi e shòkon duke i treguar se e ka parë çfarë ka tentuar t’i bëjë Rejhanit por nuk e ka ndërprerë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ajo ka zgjedhur t’i mbajë lojën dhe t’i ndërrojë fshehurazi shishet e ilaçeve e hèlmeve. Gylsymi ka siguruar shëndetin e Rejhanit duke mbushur me ujë të thjeshtë shishet me ilaç kùndër saj.

Ndërsa shishet e ilaçeve që Xhavidana përdor në përditshmëri, i ka mbushur me hèlmin që ajo kishte marrë për Rejhanin. Për t’a frikësuar ende më shumë, Gylsymi i thotë se do ua tregojë të gjithëve lìgësitë e saj nëse guxon t’i bëjë gjë Rejhanit dhe për t’a fiksuar, i thotë se hèlmi ka nisur të japë efekt pasi gjoja, Xhavidanës i ka ndërruar fytyra. Që nga ai moment, Xhavidana fiksohet e frikësohet, ndërsa në spital, mjeku ua heq të gjithëve frìkën për Rejhanin dhe foshnjën, duke konfirmuar se çdo gjë është shumë mirë.