Tezja, daja dhe xhaxhai fëmijëve me bashkëshorten e tij, mblidhen për të diskutuar se kush do kujdeset për fëmijët. Ekonomia e asnjërit prej tyre nuk është aq e mjaftueshme për t’u kujdesur për të katërt, prandaj mendojnë t’i ndajnë si fëmijë dhe përgjegjësi. Kadiri i dëgjon dhe ua ndërpret të folurën, duke u theksuar se nuk do i ndajë kurrë motrat dhe vëllanë, sado e vèshtirë të jetë. Ai rikthehet në shtëpi pranë tyre, ku ende ushqehen me çfarë ka gatuar nëna tyre e ndjerë, Hatixheja.
Mëngjesin e ditës tjetër, Kadiri zgjohet me synimin e qartë që të gjejë punë, por ka shumë vèshtirësi. Ai provon të shkojë edhe në ofiçinën ku ka punuar më përpara por kupton se prònari vijon të jetë i njëjti mizòr. Sipas atij prònari, punonjësit duhet të tregojnë bindje ndaj tij, deri në pikën ku kalon në nènshtrim. Kur Kadiri kërkon punë, ai e gòdet me shùplakë. Herën e parë ia del por në të dytën jo. Kadiri refuzon punën pranë tij dhe largohet. Megjithatë, atë ditë, në duart e tij kalojnë ca të holla.
Ismeti, kolegu i babait të tyre të ndjerë, u troket në shtëpi me një zarf me pak para, duke treguar se të gjithë kolegët kanë kontribuar me aq sa kanë pasur mundësi. Kadiri provon t’i refuzojë, nga krenaria, por Ismeti ngulmon derisa ia lë në dorë dhe largohet. Ato para, brenda natës do i ikin nga duart sepse pas Ismetit, në derë troket prònari i shtëpisë, për t’u ankùar duke thënë se babai tyre nuk i ka paguar qeranë në 3 muajt e fundit. I irrìtuar, Kadiri i jep zarfin me para që i solli Ismeti por paratë nuk mjaftojnë për të mbyllur bòrxhin.
Prònari, Ihsani, i nxjerr ato nga shtëpia, duke pasur pranë tyre në atë dèbat edhe Orhanin, xhaxhanë e fëmijëve. Në mungesë të parave, ai nuk ua paguan dot bòrxhin por i merr fëmijët e përlotur në shtëpinë e tij. As shtëpia tij nuk është e mjaftueshme për t’i mbajtur dhe as ushqimet që mundëson ai, nuk i ngopin dot të gjithë. Shengyli, bashkëshortja e tij, është tòtalisht kùndër t’ua mungojë fëmijëve ushqimin e tyre, vetëm për të mbajtur nipërit e mbesat e Orhanit. Kadiri dëgjon dèbatin mes tyre dhe vendos të largohet, bashkë me Omerin dhe motrat e tyre.