AMANETI/ Nana emocionohet nga veprimi fisnik i Jamanit

Nana dëgjon një bisedë telefonike të Jamanit por e kéqkupton kur ai del me fùri nga shtëpia. Ajo pàndeh se Jamani është nisur për të vràrè dikë, prandaj i vihet atij nga pas, me qëllimin për t’a ndaluar. Jamani e zè duke e ndjèkur dhe pasi e krítikon me një mijë fjalë, ai e fut brenda në makinën e tij, ku dhe i kërkon të presë. Por Nana nuk pret dot. Ajo gjen formën për të dalë nga makina dhe shkon në shtëpinë ku është futur Jamani në oborr por aty do shòkohet e tëra nga ajo që do dëgjojë.

Nana kupton se Jamani nuk ndodhet aty për të vràrè njeri por për të shpëtuar një njeri. Ai është një kryefamiljar që së fundmi ka mbetur i ve por nuk po e përballon aspak vdèkjen e të shoqes, aq sa po tenton edhe të vràsè veten. Jamani i kërkon të mbledhë të gjithë forcat e të qëndrojë në jetë, për hir të fëmijëve që ka. Pasi bindet se e ka bindur personin përballë për të mos tentuar më vetvràsjèn, Jamani rikthehet në makinë dhe bashkë me Nanën, në shtëpi. Ardhjen e tyre, e vëzhgon nga dritarja Ajnuri.

Ajo u del përpara me qëllimin që t’a pádisë Nanën tek Jamani por i kujtohet betimi i të vëllait, Xhengerit, se në gàbimin e rradhës nuk do e falë më por do e heqë nga puna, ndaj dhe nuk e bën. Për më tepër, ajo vëren në telefon se fotot me të cilat kércénonte, janë zhdùkur dhe është e bindur se këtë e ka bërë Nana. Kjo e fundit, ndërkohë është kyçur në dhomë, duke menduar për veprën madhështore të Jamanit që shpëtoi një person të lénduar në zemër. Ajo, për herë të parë, mendon se Jamani mund të jetë i pafàjshëm në vdèkjen e Azizit.

Në anën tjetër ndodhet Dujgu. Ajo, teksa ndan me Vollkanin ngjarjet e fundit, vendos që t’i tregojë Aliut të vërtetën përse e ka bràktisur atë. Por, bisedën e saj me Vollkanin e dëgjon edhe Jamuri, ndaj ajo ndërhyn kur Dujgu merr të rrëfehet. Jamuri bën sikur bie pa ndjenja e më pas, kur ndodhet vetëm me Aliun, e shpjegon rënien e saj të ténsionit sikur është shkaktuar nga fríka që gjòja Dujgu i jep, me shikimet e áshpra. Aliu i shòkuar, ndikohet aq shumë nga ajo saqë kur Dujgu tenton sërish të rrëfehet para tij, ai nuk e lejon fare të flasë për diçka që nuk ka lidhje me punën.