Emiri sillet si mos më keq me Harikën por kjo e fundit e duron, vetëm për hir të parave që ai ka. Ogulxhani i shikon në distancë por nuk qëndron dot gjatë ashtu dhe përleshet me Emirin.
Menjëherë pas përfundimit të mësimit, Emiri dhe Tollga i vihen nga pas Ogulxhanit, që të mësojnë se çfarë bën ai, ku shkon dhe si rrjedhojë të krijojnë një plan të detajuar se si të hakmerren ndaj tij.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Suzana me Akifin, bashkimi i të cilëve e çmënd Nebahatin nga xhelozia. Por planet e tyre vijojnë dhe ato zgjedhin vilën se ku do të jetojnë pas martese.
Pasi e zgjedhin, Suzana troket në shtëpinë e Omerit, për t’a ftuar atë dhe motrat e tij në shtëpinë e tyre të re. Ajo kërkon të jetojnë sëbashku por Omeri e refuzon pasi e falenderon që e ka menduar.