Për familjen time/ Suzana dhe Harika dèbohen nga shtëpia e mikeshës së tyre

Akifi zbret në kantinën e shkollës, ku e gjen Melisën pranë Kadirit dhe nevrìkoset por ajo justifikohet duke thënë se nuk ka asgjë me të, por po bënte një porosi kafeje tek banaku. Njëkohësisht, djali i Akifit është màrrëzisht i dashuruar pas motrës së Kadirit, Asijes, dhe kur bindet se Selimi ka pëlqim për të, Doruku vendos të flasë, të tregojë se ato të dy kanë një lidhje dashurore, pavarësisht se për momentin po kalojnë një krìzë në marrëdhënien e tyre. Selimi që ka shumë pëlqim për Asijen, zgjedh të mos e besojë.

Ai thotë se do e besojë diçka të tillë vetëm nëse Asija e thotë me gojën e saj. Doruku nuk humbet fare kohë por përvesh mëngët dhe e rrèh Selimin, duke krijuar të dy një pamje shumë të shèmtuar para Asijes, e cila zgjedh të largohet, pa dëgjuar më asnjërin prej tyre. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Suzana me Harikën, që vijojnë të qëndrojnë në shtëpinë e miqve të Kenanit të ndjerë, derisa gjërat marrin një rrjedhë tjetër sepse shoku i saj nuk e përmban veten as në prezencë të gruas së tij.

Duke menduar se po ruhet, ai flet pa menduar dhe të gjithë në tavolinë e vërejnë se ai po i vàrdiset Suzanës. Shoqja e saj e thùmbon që të largohen sa më shpejt dhe Suzana e merr mesazhin e duhur, ndaj nis të bëjë gadi valixhet. Harika, e irrìtuar pafund që po dèbohen që aty, vendos të përdorë sërish vesin e vjèdhjes, por kësaj here për të siguruar para. Ajo futet në dhomën e shoqes së Suzanës, nga ku tenton të vjèdhë disa bizhuteri, por ajo e zë, e pòshtëron si mos më kèq dhe të dyja, i dèbon nga shtëpia në çast.

Suzanës nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të përdorë ato pak para për t’u strehuar në një vend, ku Harika as që ka shkelur ndonjëherë më parë, sepse është rritur me luks. Personi që ua shkaktoi atë gjendje, është ende shumë lart ekonomikisht por jo shpirtërisht sepse kèrcènimet në telefonin e tij, vijojnë ende. Paralelisht, vìktìma të tjera të Akifit po vùajnë. Ato janë fëmijët jetìmë që mbetën jetìmë për fajin e Akifit dhe tanimë u duhet të shesin unazat e prindërve të ndjerë, për të paguar qeranë.