Për familjen time/ Harika pòshtërohet pasi e gjejnë duke vjèdhur

Akifi shikon në shkollë vajzën e tij Melisën, që po qëndron pranë Kadirit dhe i shkon menjëherë pranë për t’a paralàjmëruar se çfarë kanë folur në shtëpi. Nga frìka se ai mund t’a heqë Kadirin nga puna, Melisa thotë se vazhdon t’i qëndrojë fjalës që i ka dhënë por thjesht po përshëndetej me të, për mirësjellje. Ndërkohë, djali i Akifit, Doruku, po përjeton xhelozi të madhe për motrën e Kadirit, Asijen. Ai bindet që Selimi ka shumë pëlqim për të, ndaj dhe vendos t’ia rrëfejë se ato kanë qenë të dashur dhe ende janë, veçse po përjetojnë një krìzë në lidhjen e tyre.

Selimi nuk e pranon atë lidhje për sa kohë që Asija nuk ia rrëfen vetë diçka të tillë dhe kështu, mes tyre nis një përlèshje fizike, që Asijen e bën të ndihet aq e tùrpëruar, saqë i lë duke u zènë dhe largohet. Sakaq, në anën tjetër ndodhet një nga shkaktaret e vdèkjes së prindërve të Asijes. Ajo është Suzana, e cila bashkë me Harikën vazhdon teatrimin sikur shtëpia e tyre po restaurohet nga e para. Tanimë, Suzana do bëhet shkaktare për një xhelozi të madhe në shtëpinë ku po qëndron.

Shoqja e saj dhe Harika e vërejnë se si bashkëshorti i shoqes po i vàrdiset dhe po ngulmon që ato të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpinë e tyre, ndaj nisin të marrin kunja nga shoqja, se duhet të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Suzana e merr mesazhin dhe nis të bëjë gadi valixhen por Harika nuk do qëndrojë urtë. Ajo i nènshtrohet vesit të saj të vjèdhjes dhe tenton të vjèdhë dy bizhuteri shumë të shtrenjta nga dhoma e shoqes së Suzanës. Ajo e zè, e pòshtëron sëbashku me Suzanën dhe i dëbòn të dyja nga shtëpia e saj.

Harika dhe Suzana arrijnë të akomodohen në një vend shumë të vogël dhe pa mirëmbajtje, gjë që Harikës i sjell lòt dhe i nxjerr nga goja ofèndime për nënën e saj që nuk po arrin t’u sigurojë diçka më të mirë. Ndërkohë që shkaktari i vàrfërisë së tyre Akifi vijon të marrë mesazhe kèrcènimi, fàjet e tij rèndojnë edhe në anë tjetër. Fëmijët që mbetën jetìmë për shkakun e tij, po përballen me vështirësi të njëpasnjëshme dhe tanimë, për të paguar qeranë e shtëpizës ku jetojnë, ato vendosin të shesin unazat e prindërve të ndjerë.