Harika i tregon nënës së saj që Arifi i ka folur mbi një tjetër fëmijë që ajo ka sjellë në jetë, para Harikës, ndaj do donte të dinte nëse është e vërtetë. E çuditur po aq sa e zènë ngushtë, Suzana vendos t’i tregojë Harikës çdo gjë për ardhjen në jetë të Omerit, që as Suzana vetë nuk e di se ai fëmijë është Omeri. Gjatë asaj kohe, Nebahati mëson për gjendjen e Suzanës dhe gëzohet por ai gëzim do shkaktojë një zhgènjim tek Arifi, i cili e shikon për herë të parë duke u gëzuar për të kèqen e dikujt tjetër.
Ai largohet ndërsa Nebahati, e mbushur me mllèf, thërret avòkaten që të përgatisin protokollin e divòrcit me kushtet që ajo do. Nebahati beson se Akifi do bjerë prè e kèrcènimit të videos që Shengyli zotëron, ku ai paraqitet duke hèdhur Veliun nga ndërtesa ku ai vdìq dhe për t’a dhënë atë video për planin e saj, është e përfshirë rrjedhimisht edhe Shengyli. Kjo e fundit, e ka gojën vesh më vesh duke menduar paratë që do marrë nga Nebahati, në përfundim të procesit të divòrcit. Vazhdimisht, ajo përmend blerje shumë të kushtueshme.
Fëmijëve u premton njërit kompjuter dhe tjetrit telefon, por askush nuk e kupton nga ku po vjen ai burim parash. Paralèlisht, fëmijët që mbeten jetìmë për fàj të Akifit, nuk dinë gjë as që prindërit u janë vràrè qëllimisht, jo aksìdentalisht. Ato vazhdojnë jetën në kotec me vështìrësi të njëpasnjëshme ndërsa Shengyli shfrytëzon vdèkjen e Veliut për të cilën është në dijeni dhe merr para për vete, duke filluar që nga vendi punës. Fëmijët në ato momente ndodhen në shtëpi sëbashku me Dorukun, duke bërë prova për konkursin e këngës.
Në shtëpi nuk është vetëm Kadiri. Ai ka dalë me Susenin, si e vetmja mënyrë që Melisa të mos i shkojë nga pas, pasi Omeri ka pëlqim për të dhe Kadiri nuk ia lejon vetes të jetë me Melisën vetëm për atë shkak, edhe pse ai gjithashtu e pëlqen. Larg tyre ndodhet një pëlqim tjetër që ka marrë fund vetëm nga njëra anë. Doruku nuk e pëlqen më aspak Harikën ndërsa kjo e fundit lumturohet nga telefonata që ai bën për të pyetur për Suzanën dhe pàndeh se u rikthyen bashkë por Doruku në një mënyrë të prèrë ia sqaron se janë vetëm shokë.