Videoja që ka përgatitur Mazllumi me Kadirin, do u shkaktojë të gjithëve lòtë që u rrjedhin rrëke, pa ndalim, edhe pasi videoja përfundon. Shengyli që gjithashtu emocionohet, vendos të darkojë edhe atë natë me fëmijët, të cilëve vazhdimisht u thotë se janë një familje të gjithë bashkë, por pas atyre fjalëve, Omeri nuk duron më dhe në prezencë të të gjithëve, i përplàs asaj paratë e Suzanës që janë dhuruar për to por që Shengyli kurrë nuk ua ka dhënë e as nuk u ka treguar. Përveç Orhanit dhe Kadirit, të gjithë shtàngen.
Shengyli jo vetëm që i shtàng të gjithë por edhe i zhgènjen fëmijët e saj, të cilët nuk pajtohen me vendimin e saj, as kur ajo tregon se me ato para ka paguar shkollën e tyre. Kadiri përpiqet të qetësojë ujërat, pranon fjalët e Shengylit se sidoqoftë ai do i kishte kthyer ato para njësoj si të Akifit dhe madje, e përgëzon Shengylin që i ka përdorur për shkollën e fëmijëve. Për fëmijët, biseda mbyllet me aq por për Orhanin jo. Menjëherë të nesërmen, ai telefonon kompaninë e mobilieve të reja që Shengyli ka marrë.
Orhani i kthen mbrapsht duke kërkuar të marrë paratë që Shengyli i ka përdorur fëmijëve por veprimi tij vetëm sa nxìt një uràgan më të furìshëm brenda gruas së tij. Ajo i përplàs në fytyrë faktin që e di për lidhjen mes Suzanës dhe Omerit dhe e fàjëson Orhanin që po ndan një fëmijë nga nëna, duke e ditur. E irrìtuar pafund, Shengyli troket në derën e Suzanës, ku Omeri dhe Kadiri po vazhdojnë punën duke lyer. Shengyli i kërkon Suzanës që të bisedojnë diku veçmas dhe Suzana pranon pa hezituar.
Ndërkohë, Orhani telefonon Kadirin për t’a paralàjmëruar se çfarë mund të bëjë Shengyli ndaj Kadiri përpiqet t’a ndalojë Shengylin pa e kuptuar Omeri se çfarë po ndodh, por nuk ia del dot, sepse tanimë Shengyli e ka rrëfyer të vërtetën, se Omeri është djali i saj. Ndonëse Suzana e mëson, Omerit nuk i thotë njeri asnjë fjalë dhe ai vazhdon të mos e dijë. Paralèlisht, në shkollë, motra e tyre Asija mèrzitet nga Berku që i tregon rregjistrimin zanor që i ka bërë Dorukut duke folur për të. Ajo i tregon Dorukut dhe ia kërkon llògari nga Berku por ky i fundit ngulmon se po i bën mirësi duke e larguar nga një vàrfanjake.