Vajza në dritare/ Muzo këshillon Hajriun për Nalanin

Muzo fton Hajriun në zyrën e tij për të biseduar, por jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Hajriu vijon të pranojë se ka një të dashur dhe kur flet për të, ka në mendje Nalanin por emrin nuk ia thotë. Ai përgjigjet përciptazi se e dashura e tij ka pak pròbleme me familjen për lidhjen e tyre ndërsa Muzo i thotë drejtëpërdrejtë se nëse ai e do të dashurën, nuk duhet t’a ndajë nga familja e saj assesi. Ndërkohë që ato flasin, edhe nëna e Muzos po mundohet për martesën e Sedatit me Nalanin.

Ajo i shkon pranë Xhavitit në zyrën e tij, për t’i kërkuar ndihmë. Detajisht, Gylxhihana i shpjegon kèrcènimin e Xhanës dhe ndihma që kërkon nga ai, është që t’a largojë sa më shumë nga jeta e tyre, jo t’i përùlen kèrcènimit të saj. Sakaq, edhe vetë Sedati po përpiqet për martesën e tij. Ai përgatit një buqetë modeste lulesh me paratë që i kanë ngelur në xhep dhe ndërmjet një korrieri ia dërgon Nalanit. Në atë moment, Nalani ka në shtëpi edhe Hajriun që po gatuan për të. Ai mèrzitet kur shikon lulet por lumturohet që Nalani i hèdh menjëherë në kòsh.

Sedati që po pret përgjigje nga Nalani dhe mbetet thatë, vendos t’a nxjerrë mèrzinë e tij duke pirë. Pasi humbet kontrollin në vete nga pirja e tepërt, ai shkon para shtëpisë së Bilurës dhe nis të ulèrasë me zë të lartë teksa kërkon Nalanin. Kjo e fundit dètyrohet t’a marrë e t’a fusë brenda në shtëpi sepse Sedatin as që e mbajnë këmbët. Mirëkuptimi i Nalanit ndaj gjendjes së Sedatit, do sjellë hàtërmbetjen e parë mes saj dhe Hajriut, i cili rrjedhimisht, për shkak të situatës, largohet.

Nalani lajmëron familjen e Sedatit që ai ndodhet tek ajo dhe këtë e bën vetëm që ato të mos meràkosen por ai mesazh kèqkuptohet dhe të gjithë mendojnë se janë pajtuar. Mëngjesin e ditës tjetër, gjërat do marrin një rrjedhë tòtalisht ndryshe. Nalani lë Sedatin ende në gjumë dhe largohet nga shtëpia duke gènjyer Feridenë por kjo e fundit i vìhet nga pas dhe hap pas hapi, e ndjèk derisa shikon e dëgjon që Nalani do marrë një shtëpi me qera. Për shkak se Hajriu ndodhet pranë Nalanit, Ferideja e kèqkupton dhe pàndeh se ato do fillojnë të bashkëjetojnë.