Lajmi i sëmundjes së Rejhanit, mbërrin fillimisht tek Narini, bota e të cilës shembet menjëherë dhe nga sytë i rrjedhin lotët rrëke, pa ndalim. Ai lajm, mbërrin shpejt edhe në familjen e Kemalit.
Një nga një, të gjithë përloten për fatin e Rejhanit dhe të Emirit. Kemali me Narinin nxitojnë për tek Emiri dhe Rejhani dhe ende më shumë shokohen kur mësojnë vendimin e Rejhanit.
Ashtu si Narini që i ulëret Rejhanit për të hequr dorë nga ai vendim, edhe Kemali e kritikon shumë dhe hapurazi thotë se po bën një gabim shumë të madh, por më kot, Rejhani nuk tërhiqet.
I vetmi person i lumtur që ajo nuk po tërhiqet, është Xhavidana. Ajo përgatit një sofër të bollshme kur ato kthehen në shtëpi dhe me gojën vesh më vesh, i mirëpret në shtëpi.