Talazi shkon në shtëpi dhe gjen Xhemrenë duke bërë lojëra të pakuptimta, me çarçafë të përhapur gjithandej nëpër shtëpi. Pa i thënë asgjë, ai e kàp nga krahu, e fut brenda në makinë dhe e dërgon mu në mes të pyllit, ku dhe e bràktis e largohet, pasi i frìkësohet gjendjes së saj mendore. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet àrmìku i hapur i Talazit, Kemali. Ai, sëbashku me Ojën, e presin si mos më kèq, me fjalë nga më të rèndat dhe duke mos e lënë aspak që të shpjegojë versionin e saj të historisë.
E vetmja gjë në të cilën ato nuk ndërhyjnë fare, është marrëdhënia Narinit me Masallin. Kësaj të fundit, vijojnë t’i thonë se Narini nuk shpërngulet dot me to, për shkak të punës së ngarkuar në spìtal. I vetmi person që flet tepër pozitivisht për Narinin dhe kërkon që të mos i kthehet shpina, është Shehrija. Pas largimit të Narinit nga shtëpia, ajo i kërkon Kemalit që t’a rimendojë situatën me të, për të cilën vë dorën në zjàrr se Narini nuk ka pasur kurrë qëllime të këqìa, ndaj dhe i tregon Kemalit shumë vepra bujare e të mëdha që Narini ka bërë dhe ai nuk i di.
Por, për Narinin po përgatitet edhe një kùrth shumë i madh, që i rrezìkon asaj jetën. Erhani u ka thënë njerëzve të Xhaferit se vràsèsja është Narini por ato e mbajnë edhe Erhanin pèng, si një nga dòktorët që ka marrë pjesë në operacionin që i kùshtoi jetën atij. Erhani i dërgon mesazh Narinit që të takohen si herë e fundit para se të zhdùket nga jeta saj por e vërteta është që ai po hàkmerret ndaj saj duke i organizuar vdèkjen. Për fat, Narini e dëgjon bisedën e tyre para se t’u dalë përpara.
E frìkësuar, ajo telefonon Kemalin për t’i kërkuar ndihmë por Kemali zgjedh të mos i përgjigjet, pasi nuk e di se në çfarë situate është ajo. Larg tyre, ndodhet familja e Emirit, falë të cilëve arrèstohet bashkëshorti Merjemit dhe ajo me Hasanin e vogël, shpëtojnë. Ajo i falenderon pafund dhe u kërkon falje për tèlashin e shkaktuar, ndërsa Emiri e gëzon ende më shumë, duke i treguar nga ai moment e tutje, ajo dhe Hasani mund të strehohen në një nga qëndrat e tyre të bàmirësisë për njerëzit në nevojë.