PREMTIMI/ Talazi bràktis Xhemrenë të vetme në mes të pyllit

Pòlìcia mbërrin në kohë në shtëpinë e Emirit dhe arrèston bashkëshortin e Merjemesë, duke i dhënë kësaj të fundit dhuratën më të madhe. Ajo i falenderon pafund, thotë se për herë të parë ka shpëtuar plotësisht edhe ajo edhe djali i saj Hasani, si dhe kërkon falje për gjithë pròblemin që u solli në shtëpi atyre. Por Emiri nuk mjaftohet me aq. Ai i ofron strehim Merjemit dhe djalit të saj, në një nga vendet e bàmirësisë ku strehohen shumë të pàstrehë. Megjithatë, largimi i Hasanit nga ajo shtëpi, do e trìshtojë shumë Rejhanin.

Emiri i qëndron afër Rejhanit për t’ia hequr mèrzinë, ndërsa Xhavidana, qëllimisht, bën veprime të panevojshme, siç është heqja e shtratit të bebesë nga dhoma e tyre, gjë që Rejhani po e pëlqente shumë. Madje ajo ngulmon se në çdo punë që Rejhani bën në mendjen e saj, ajo gàbon. Një nga vìktìmat e Xhavidanës, Xhemreja, në ato momente ndodhet në shtëpinë e Talazit por ky i fundit nuk e duron aspak, pasi Xhemreja, për shkak të pròblemeve me shèndetin mendor, nis të bëjë lojëra të pakuptimta.

Talazi e merr nga krahu, e fut në makinën e tij dhe pa i treguar se ku po shkojnë, e dërgon atë në mes të pyllit, e lë aty dhe vetë largohet. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, që shkon të flasë për herë të fundit me Kemalin dhe me Ojën por nga secili prej tyre, merr fjalët më të rènda dhe as që pranojnë t’a dëgjojë se çfarë ka ajo për të thënë. Ato nuk ndërhyjnë vetëm në marrëdhënien me Masallin dhe si rrjedhojë, vijojnë t’a gènjejnë të voglën sikur Narini nuk po vjen në shtëpinë e tyre vetëm për shkak të punës.

Narini largohet por e folura mbi të, jo. Shehrija i shkon pranë Kemalit duke i treguar gjithë kàrakterin e pashoq të Narinit dhe insiston se ajo nuk ka dashur kurrsesi të lèndojë asnjërin prej tyre, por Kemali nuk tërhiqet nga vendimi për t’u shpërngulur. Në atë moment, Erhani po i ngrè kùrth Narinit, duke e ftuar gjòja për t’u përshëndetur por po e pret me gjithë njerëzit e Xhaferit që duan hàkmarrje. Narini e dëgjon bisedën e tyre para se të futet brenda në atë ndërtesë dhe menjëherë fshìhet e telefonon Kemalin për ndihmë por ai nuk i përgjigjet.