PREMTIMI/Emiri bën veprimin e papritur me djalin e tij

Oja është e mbushur me dyshime për Songylin dhe pastërtinë e saj në lidhje me Hikmetin por ky i fundit nuk lejon njeri të flasë as për Songylin dhe as për Feridenë. Ndërkohë, Songylin e pushton frika se mos flet Reshiti.

Ajo shkon deri në spital, ku po qëndron Emiri duke u kujdesur për Feridenë dhe teksa hiqet si shumë e frikësuar për jetën e Feridesë, ajo edhe sigurohet që nuk e ka mësuar nga Reshiti se paratë nuk janë përdorur kurrë për kurën e vëllasë së Feridesë.

Ndërkohë, Emiri shkon në shtëpi dhe nis të interesohet për djalin e tij, Jigitin, edhe pse në distancë. Për t’i bërë mirë edhe Jigitit edhe Feridesë, ai e merr dhe e dërgon në spital, pranë saj, ku Jigiti gjen qetësi.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kumru. Ajo vendos të mos i bëjë gjë vetes, duke theksuar se personi që meriton të vdesë, është Narini. Edhe pse është larguar nga të gjithë, ajo pranon të flasë me Kemalin dhe ky i fundit, vendos t’a takojë i vetëm.