Erhani e zgjon Narinin nga gjumi duke i dërguar një mesazh, në të cilin e pyet përse hoqì dorë nga rrëfimi që do bënte para Kemalit dhe Ojës, por Narini nuk i përgjigjet dot sepse në dhomë futet Kemali. Madje, ai i tregon se e ka ftuar Erhanin në shtëpi për të ngrënë mëngjesin, meqë ditën e kaluar nuk qëndruar mjaftueshëm e siç duhet me të, për shkak të làjmit që morën për Rejhanin. Narini nuk thotë dot asgjë por në mendjen e saj rikthehet biseda nga e cila ka mësuar se sa i rrezìkshëm është Erhani.
Shoqja e Narinit që njëherë u dètyrua t’ia punonte pas shpine Narinit për shkak të Erhanit që e kèrcènonte, është rrëfyer para Narinit për gjithçka që ka bërë si dhe ka marrë faljen e saj. Për më tepër, ajo i ka vërtetuar me prova se sa i rrezìkshëm është Erhani. Ajo që Narini nuk ka ditur, është se personi që u ka vdèkur në operacion në Azèrbajxhan, djali i màfìozit që iu vu nga pas Narinit, nuk ka vdèkur rastësisht por e ka vràrè Erhani. Ai i ka drejtuar të gjithë mjèkët gàbim në operacion, me qëllim që ai të vdìste.
Këtë, ajo ia ka vërtetuar me një video që ia ka dërguar edhe Narinit në celular. Tanimë, Narini vendos të mos heshtë aspak. Ajo e përdor atë video, për t’a kèrcènuar Erhanin. Fillimisht, Narini i sqaron se Kemali dhe Oja janë aq të shtrenjtë për të, saqë e merr parasysh edhe t’i humbë duke u rrëfyer të shkuarën e saj me të, mjafton që Oja të mos lèndohet apo rrèzikohet nga ai. Me videon që Narini tregon para syve të tij, Erhani i bindet kèrcènimit për t’u larguar njëherë e mirë nga jeta tyre.
Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Rejhani me Emirin. Fshèhurazi, Emiri ka kaluar gjithë natën pranë saj, derisa në mëngjes dëgjojnë hapat e infèrmieres që po shkon në dhomë për t’a kontrolluar Rejhanin. Ai fshihet menjëherë dhe infèrmierja nuk e vëren aspak. Emiri arrin të largohet nga dhoma e më pas nga spìtali, për të lajmëruar të gjithë pjesëtarët e shtëpisë së tij se Rejhani është shumë më mirë me shëndet dhe për më tepër, do rikthehet në shtëpi sepse për të është dhënë e drejta që të gjýkohet në gjendje të lìrë.