PREMTIMI/ Narini mëson se kush është Erhani në të vërtetë

Emiri e kalon gjithë natën pranë Rejhanit, fshèhurazi, pa e vënë re askush. Në mëngjes herët, ai dëgjon hapat që po i afrohen dhomës dhe menjëherë fshìhet. Në dhomë futet infèrmierja që do kujdeset për Rejhanin, por për fat, ajo nuk vëren asgjë të çuditshme në dhomë. Sakaq, po atë mëngjes, Narini zgjohet nga një mesazh i Erhanit, që e pyet përse hoqì dorë nga rrëfimi që do bënte para Kemalit dhe Ojës. Para se Narini të ketë mundësi t’i përgjigjet, në dhomë futet Kemali.

Ai i tregon se e ka ftuar Erhanin për të ngrënë mëngjes sëbashku, pasi ditën e kaluar nuk qëndruan siç duhet, sepse u larguan për në spìtal tek Rejhani. Narini nuk e kùndërshton dot, por në mendje i rikthehet detaji që ka mësuar së fundmi, që ia ka bërë Erhanin mëse të urrýeshëm. Shoqja e saj që Erhani e dètyroi të vepronte njëherë kùndër Narinit, jo vetëm që është rrëfyer para Narinit për pàbesinë që ka bërë por edhe i ka treguar me fakte dhe prova se sa njeri i rrezìkshëm është Erhani.

Màfìa që prej vitesh ka qenë në ndjèkje të Narinit aq sa nuk e ka lejuar as të futet në Azèrbajxhan, në të vërtetë ka pasur të drejtë. Operacioni në të cilin ka vdèkur djali i Xhaferit, ka qenë i drejtuar gàbim me qëllim, sepse Erhani është paguar nga dikush tjetër që t’a vrìstè atë. Shoqja e Narinit ka edhe një video që e vërteton diçka të tillë dhe kësaj rradhe, Narini vendos t’a përdorë atë video. Pasi Erhani u shkon në shtëpi për mëngjes, Narini gjen momentin për të biseduar vetëm për vetëm me të.

Ajo i tregon se Oja dhe Kemali janë aq të shenjtë për të, saqë ajo është e gatshme t’i humbasë të dy, mjafton që të mos jenë të rrezìkuar e të màshtruar nga ai. Për t’u larguar njëherë e mirë nga jetët e tyre, Narini e kèrcènon me videon që shoqja saj i dha dhe Erhanit i jep vetëm dy orë kohë për t’u zhdùkur. Ndërkohë, Emiri shkon në shtëpi për të dhënë dy làjme, të cilave u gëzohen të gjithë, përveç Xhavidanës. Ai tregon edhe që Rejhani është më mirë me shëndet, edhe që do gjýkohet në gjendje të lìrë dhe do rikthehet në shtëpi.