Xhemreja e pranon para Sunës se ajo e ka përdorur atë dhe kalon çdo kufi duke i thënë se prezenca e saj në botë, është e tepërt. Ajo betohet para Sunës se është djàlli vetë dhe se këtë do e shikojnë të gjithë. Gjatë kohës që Suna vùan nga Xhemreja, xhaxhai i saj Kemali po zbukuron një album, me momentet më të bukura familjare, në të cilat përmendet Narini në çdo vend, krahas Masallit. Narini po bën të njëjtën gjë, për Masallin dhe ai album e emocionon, aq sa ia mbush edhe sytë me lòt.
Pas përfundimit të albumit, Narini ulet të luajë piano, gjë që Kemali e duartroket. Atë natë, para se të flejnë, avòkati u troket në shtëpi. Ai përmend para të dyve faktin që gjyshi i Masallit është zènë me punë të jashtëlígjshme dhe ka humbur çdo shans për të fituar kújdestarinë e saj, dhe në atë moment, ato të dy kuptojnë që secili e ka ditur për ecurinë e gjÿqìt. Për t’u jústifikuar, Kemali thotë se nuk ia ka përmendur, pasi donte që situata të qartësohej me siguri njëherë. Më pas shkojnë në dhomë, por Narini nuk e lë dot të flejë në tokë.
Kemali shkon pranë saj dhe për minuta të tëra me rradhë, ato qëndrojnë me sytë hapur, duke vështruar njëri tjetrin në heshtje. Në anën tjetër ndodhet Emiri me Rejhanin që po presin me padurim zgjimin e Taxhit në spítal. Sapo inférmierja e lajmëron se ai është zgjuar, Emiri dhe Rejhani futen brenda ndërsa Taxhi, pa kuptuar fillon të kërkojë falje teksa thotë se nuk e mbrojti dot. Rejhani e qetëson, më pas kërkon nga ai një shpjegim të detajuar se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur.
Menjëherë pas shpjegimit të Taxhit, Emiri merr një telefonatë nga Xhemreja, nga telefoni i Sunës. Pa ndjerë aspak më tùrp para Emirit që pretendonte t’a bënte për vete, Xhemreja thotë se është në ndjèkje të hákmarrjes që kërkon për veten e saj. Me aq, Xhemreja e mbyll telefonatën. Emiri me Rejhanin kthehen në shtëpi dhe tregojnë se çfarë ka ndodhur, por personi që mérzitet më shumë, çuditërisht është Xhavidana. Ajo ndjen peshën e fàjit për përbíndëshin që ka zgjuar tek Xhemreja, si dhe fríkësohet se mos Xhemreja do rrëfejë të vërtetat para Sunës.