Xhavidana e fillon ditën me një telefonatë në telefonin e të birit, që e fríkëson shumë atë, sepse mëson se atë ditë, Xhemreja do bëjë rrëfimin e saj para ofícerëve të pólícisë. Emiri vazhdon programin e ditës me Rejhanin , por sapo e lë atë në pragun e shkollës, në mendje i vjen momenti i takimit të saj me profesorin e djeshëm. Nga xhelòzia, Emiri vendos të qëndrojë në shkollë. Fillimisht anùllon mbledhjen që kishte në kompani, më pas takon fare rastësisht një nga pedagogët e asaj shkolle, që dikur ka qenë shok klase i Emirit.
Në anën tjetër, ndodhet Kemali me Narinin. Asnjëri prej tyre nuk ka fjetur dot në dhomë pa tjetrin, prandaj Narini e ka kaluar natën në divan ndërsa Kemali me kokë mbi tavolinën e punës. Narini zgjohet e para dhe i shkon atij pranë. E shqètësuar për dhímbjen e tij në qafë, Narini përkujdeset pa humbur fare kohë. Kemali nuk e kupton arsyen përse Narini po kujdeset për të, derisa Narini përmend letrën që ka lexuar një ditë më parë. Ai mëson se letra ka qenë e Hëzërit për Shehrijen dhe gëzohet shumë.
Mëse i lumtur që e ka kèqkuptuar ai situatën dhe Narini nuk ka qenë duke lexuar letrën e tij, ai rikthen sjelljen e tij në formën më të mirë. Sakaq, në shtëpinë tjetër në oborrin e tyre, Taxhi qëndron në vetmi, pa gjetur guximin të flasë me Sunën. Kjo e fundit e telefonon pa ndalim por ai nuk përgjigjet, prandaj ajo vendos t’i shkojë pranë. Me Seferin që e shoqëron si shofer, ajo troket në derën e Taxhit. Edhe pse ndodhet brenda, ai nuk i përgjigjet fare, derisa ajo largohet. Paralèlisht, vëllai saj Emiri nuk është larguar nga shkolla e Rejhanit.
Ai pret në kantinë derisa Rejhani përfundon mësimin dhe sapo e shikon duke biseduar sërish me profesor Ademin, ai u shkon atyre pranë. Rejhani i prezanton dhe Ademi dëshiron të theksojë se ka studiuar falë babait të tij, Emiri merr Rejhanin dhe largohen. Në shtëpi, atë e pret avòkati, i cili i tregon se Xhemreja ka thënë në déshmi se gjithçka e ka planifikuar me Xhavidanën. Emiri ballafaqohet me nënën e tij për një dèshmi të tillë aq të réndë, por Xhavidana i mòhon të gjitha në mënyrë të prerë dhe e bind Emirin për pafàjësinë e saj.