Banuja i kërkon Emirit që t’a lënë me aq lojën pasi Rejhani mund të mérzitet shumë më tepër, por Emiri kúndërshton, duke dashur t’a zvàrrisë lojën derisa Rejhani t’a pranojë hapurazi se është bërë xhelòze për të. Rejhani ndërkohë është kthyer në shtëpi dhe pret që Emiri së paku t’a lajmërojë për t’i treguar që do vonohet pas pune, por më kòt. E xhelòzuar sa më s’ka, Rejhani ulet pranë Sunës për të biseduar me të shkaqet që po e bëjnë shumë xhelòze për Emirin dhe ndryshimin e sjelljes së tij së fundmi.
Të gjithë bisedën e tyre e dëgjon pas dere edhe Emiri. Ai futet brenda, takohet me Sunën dhe Rejhanin por kjo e fundit, assesi nuk pranon të shfaqë shenja xhelòzie. Ajo híqet sikur nuk ka parë e nuk di asgjë, ndërsa sapo Emiri del për pak nga dhoma, ajo fillon të kontrollojë në çantën dhe rrobat e tij, se ku mund t’a ketë lënë ai dhuratën që mori nga Banuja, në park. Teksa Rejhani pánikoset nga një kërkim dhurate, punonjësja e shtëpisë së tyre, Nigari, pánikoset nga një letër në zarf që mbërrin nga posta për të.
Ajo letër i kujton Nigarit dètyrimet e pashlyera për të gjitha blerjet që dikur ka bërë si dhe pasòjat nëse atë détyrim nuk do e shlyejë së shpejti. Ndërkohë, personi që e futi në atë valle, Xhavidana, në ato momente po takohet me Talazin. Ajo i tregon fotografinë e Taxhit, duke mos e menduar fare që e njeh, dhe i kërkon t’i gjejë informacione për të. Sapo e shikon, Talazi thotë se nuk ka nevojë fare të bëjë kërkime por kúndrejt një pagese të kënaqshme për të, ai mund të rrëfehet si bylbyl.
Xhavidana i premton paratë dhe kështu Talazi i tregon gjithçka që Taxhi ka bërë më parë, ndaj ajo e ka punën më të lehtë me Sunën sepse Taxhi vetë ka shumë aspekte të ndòtura në jetën e tij. Në shtëpinë ku ndodhet Taxhi, Oja i dërgon mesazh Erhanit për t’u takuar dhe ai pranon pa hezituar për asnjë çast. Fillimisht ajo e falenderon që i shpëtoi jetën Ojës, më pas i kërkon që të zhdùket njëherë e mirë nga jeta saj. Erhani ngulmon se ajo nuk është e dashuruar për Kemalin ndërsa Narini ngulmon se ai është familja e saj dhe nuk do t’a humbasë.