Flakët e fatit/ Çiçeku merr kërkesën më të bukur nga Atlasi

Xhemreja ndodhet e vetme në dhomën e saj, me gjërat që Çelebiu i ka lënë gadi për të veshur në mbrëmje. Mèrzia e ka kàpluar por ende më shumë frìkësohet kur Zonja i shkon për vizitë. Fillimisht ajo e qetëson duke i premtuar se bashkë me Gyneshin do largohen shëndoshë e mirë e me fitore që aty por më pas e frìkëson kur i tregon plùmbin që mban gjithmonë pas vetes, me të cilin do e qèllojë ish bashkëshortin sapo të dalë nga bùrgu. Xhemreja përpiqet t’a bindë të heqë dorë, por më kòt.

Paralèlisht, Çiçeku telefonon Ryjanë për t’i treguar se çfarë ndodhi me Aliun dhe Ryjaja vrapon për t’iu gjendur pranë shoqes së ngushtë. Por, në bisedën që bëjnë, ato nuk bien aspak dakord sepse Ryjaja vijon të jetë kùndër afrimitetit mes Çiçekut dhe Iskenderit, pavàrësisht Atlasit. Teksa Ryjaja e paralàjmëron Çiçekun të bëjë kujdes me Iskenderin, ky i fundit shkon të sqarojë Aliun se po gàbohet në akùzat që i bëri Çiçekut. Vetë ardhja tij pranë Aliut për t’i sqaruar Çiçekun, e bën Aliun të bindet se Iskenderi është i dashuruar me Çiçekun.

Pasi përlèshen, Iskenderi e pranon në heshtje se është i dashuruar dhe largohet. Aliu nxiton për tek Çiçeku, e cila në ato momente po përjeton emocione të mëdha nga Atlasi që i kërkon të jetë nëna e tij. Ato emocione zbehen nga ardhja e fùrishme e Aliut që i thotë se Iskenderi ka rënë në dashuri me të. Pavàrësisht se shòkohet, Çiçeku ulèret kur Aliu alùdon se ajo e ka harruar çfarë i ka shkaktuar ai. Mes ulèrimash ajo tregon sa shumë ka dashur të vdìste kur ishte me fytyrë të djègur dhe kur ajo vendos të qëndrojë me Atlasin, Aliu uron që ajo të kishte vdèkur.

Çiçeku tùrbullohet nga miksimi i ndjenjave që përjeton për atë natë, ndërsa Iskenderi shkon pranë Arzusë që të pijë, pasi nuk do t’ia pranojë vetes se është dashuruar me Çiçekun. Para tij, Arzuja ia shpreh qartazi se ajo është e dashuruar pas tij dhe duke shfrytëzuar gjendjen e pirë të Iskenderit, ajo fle me të. Në mbrëmje, vëllai i tij Çelebiu do organizojë eventin pàrtiak, ku në një bisedë vetëm për vetëm me Xhemrenë, ai tërbòhet kur Xhemreja ia rikujton se nuk e dashuron atë dhe menjëherë vè dorë në të por po aq shpejt kërkon edhe falje.