Emiri e gjen veten para njerëzve të tjerë duke qarë e duke shprehur fjalë që nuk i thotë dot para Rejhanit dhe personat që i qëndrojnë më afër janë shoku tij Zaferi dhe Melikeja. Sakaq, Narini po përpiqet ende për Rejhanin.
Ajo nuk heq dorë nga leximet dhe studimet dhe pas shumë orëve mbi libra dhe mbi kompjuter, një shpresë i lind se ndoshta do mund t’a gjejë kurimin për rastin e shoqes që ajo e konsideron si motër, Rejhanit.
Ndërkohë, në shtëpinë ku jeton Rejhani, do futet sërish Xhemreja. Ndonëse Xhavidana e shikoi si zgjidhje shpëtuese që të mos flinte e vetme por në dhomë me Hikmetin, Xhemreja sërish e shqetëson, aq sa ia humbet gjumin.
Nata kalon me aq ndërsa të nesërmen, Emiri me Rejhanin shkojnë të flasin sërish me Ahmetin por këtë të fundit e gjejnë në një përleshje me disa të armatosur dhe në mënyrë tmerruese, plumbi prek Emirin, para syve të Rejhanit.