PREMTIMI/ Ermiri merr një vizitë të paprìtur në shtëpi

Banuja shkon në shtëpinë e Emirit, në mënyrë mëse të paprítur. Rejhani xhelòzon menjëherë por nuk reagon dot dhe dètyrimisht fshìhet që Banuja të mos e shikojë. Emiri e merr veçmas në oborr Banunë dhe e falenderon për portofolin që i solli por dhe i shpjegon se ardhja e saj nuk është etike, për shkak të rapòrtit “profesor-student”, si dhe për faktin që është i martuar. Emiri e çon deri në fund rrëfimin e tij dhe i tregon se me kë është i martuar, si dhe arsyen përse ato po e fshèhin martesën, gjë që Banuja e mirëkupton.

Brenda në shtëpi, Rejhani po çmèndet nga xhelòzia dhe qëllimisht Suna i shkon pranë për t’a ngàcmuar ende më shumë, duke i thënë se Emiri gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e të gjitha vajzave. Sakaq, në anën tjetër, Narini është më e lumtur se kurrë më parë. Ajo ndryshon tótalisht sjellje me Kemalin dhe nis të gatuajë më tepër, posaçërisht për Kemalin. Erhani ndërkohë, ish i dashuri saj, telefonon mikun e tij të ngushtë për t’i treguar se e ka humbur njëherë e mirë Narinin. Tanimë ai ka hequr dorë nga ajo, prandaj do largohet që aty.

Erhani thotë se i ka mbetur një punë e fundit për të kryer e më pas do e lërë atë vend. Puna e Erhanit ka të bëjë me Kemalin. Në kompaninë e Kemalit, Jonxha po shikon sërish vídeon e Kemalit me Narinin në dhomë. Ajo largohet për pak dhe shkùjdesshëm lë kompjuterin të hapur. Erhani futet në zyrë dhe rrjedhimisht, shikon vídeon në të cilën Narini thotë qartazi se martesa tyre nuk është e vërtetë. Në ato momente, Kemali gjithashtu po mendon për Narinin.

Ai e telefonon Rejhanin për t’i kërkuar ndihmë me situatën e Narinit, duke thënë se ajo është e shqètësuar nga diçka që nuk preferon t’a flasë me të. Rejhani premton se do interesohet dhe me aq e mbyll telefonatën. Ndërsa të nesërmen, situata për Rejhanin nuk do marrë aspak për mirë. Emiri qëllimisht vazhdon t’a bëjë atë xhelòze dhe për këtë mision, ai kërkon edhe ndihmën e Banusë. Fillimisht Emiri e largon nga zyra e tij, më pas ajo futet pa aprovimin e tij dhe ende më shumë xhelòzon, por sidoqoftë, nuk flet dot asnjë fjalë sepse është e vendosur që të mos e deklarojnë se janë të martuar.