Narini vendos t’i bëjë vetë punët e saj dhe për këtë ia qartëson të gjithëve që nuk dëshiron ndihmë dhe as që të ndjejnë keqardhje për të. I vetmi person që gëzohet, është motra e saj Kumru, që tanimë e do Kemalin për vete.
Ajo nevrikoset pafund kur i përgjon nga dera e hapur e dhomës dhe shikon përqafimin e tyre, si dhe ndihmën e pakushtëzuar të Kemalit ndaj saj. Dashuria tij për të, ia shton ende më shumë acarimin dhe xhelozinë që ndjen.
Ndërkohë në anën tjetër, Hikmeti lë mbi shtratin e Emirit foshnjën e vogël por Emiri pandeh t’a ketë lënë Ferideja dhe nevrikoset së tepërmi me të, aq sa i ulëret. Hikmeti merr përsipër veprimin dhe e shpëton Feridenë nga akuzat.
Vetëm pak çaste më vonë, Ferideja del të hedhë mbeturinat jashtë shtëpisë, ku do e shikojë ai që është i fiksuar pas saj dhe teksa tenton t’a marrë me forcë, ajo bie në tokë dhe përplas kokën duke mbetur pa ndjenja.