Gylsymi, vajza që Rejhani e trajton si motrën e saj, nuk është në të vërtetë motra e saj. Ajo është një vajzë e huaj dhe lidhja saj e vetme e vërtetë, është me Xhavidanën. Ajo ka bërë planin që nga fillimi, që Emiri të gjejë kàrtën e detèktivit, e ka paguar detèktivin që t’a drejtojë Emirin ashtu siç do ai, dhe më pas ka paguar Tallazin që ai të gjejë vajzën që do u bindej në çdo urdhër dhe kështu kanë formuar marrëdhënien që të gjithë e kanë besuar. Për t’a bërë më bindëse, Xhavidana qëllimisht bën sikur është kùndër saj.
Pasi rikthehen në shtëpi, Rejhani me Gylsymin qëndrojnë për pak në dhomën e saj, derisa Xhavidana i dërgon mesazh për t’u takuar në bahçe. Gylsymi shkon me nxitim pranë saj dhe i rapòrton çdo gjë që kanë bërë për sa kohë që nuk ishin në shtëpi. Më pas, Xhavidana i jep udhëzimet e reja dhe thotë me bindje se do bëjë çdo gjë që duhet për të mos shkuar në çifligun ku do t’a dërgojë Emiri. Bazuar në udhëzimet që Xhavidana i dha, Gylsymi i thotë Rejhanit diçka të paqènë.
Ajo gènjen sipas fjalëve që e ka urdhëruar Xhavidana të thotë dhe e bind Rejhanin se Xhavidana ia ka hedhur rrobat në koshin e mbèturinave por njëkohësisht i kërkon që Emiri të mos jetë në dijeni të kësaj gjëje pasi gjòja do ndihej kèq nëse ai do merrte ankèsa për nënën e tij, pas gjithçkaje që po bën për Gylsymin. Në anën tjetër ndodhet familja e xhaxhait të Emirit, ajo e Kemalit. Vetë Kemali, merr rrobat dhe del nga shtëpia, për t’u zhvendosur për pak kohë në kompani.
Erhani vëren ardhjen e Kemalit në kompani dhe i shkon pranë, me qëllimin e qartë që të mësojë se çfarë po ndodh mes tij dhe Narinit, që ai shkon aq vonë në punë. Nga pyetjet e shumta që i bën Kemalit, Erhani kupton shumë, ndonëse nuk merr përgjigje të gjata. Mëngjesin e ditës tjetër ai shkon në shtëpi për të ndërruar rrobat dhe Shehrija e shikon shumë e shqètësuar. Shqètësimin e saj, ajo e ndan me Ojën, të cilës i tregon se gjërat mes Kemalit dhe Narinit nuk janë mirë dhe kështu vazhdojnë bisedën teksa Kemalit i shkon Narini nga pas.