Gylsymi frìkësohet pafund nga Xhavidana, e cila i lë asaj të kuptojë se nuk e llogarit atë fare, përderisa nuk po llogarit as fëmijën e fëmijës së saj, foshnjën që pret Rejhani me Emirin. Fjalët e Xhavidanës janë mëse të vërteta kësaj rradhe, ndaj dhe Gylsymi frìkësohet. Ajo zgjohet në mes të natës nga gjumi, për shkak të maktheve që shikon me Xhavidanën, sikur ajo po e mbýt në gjumë. E shqetësuar pafund, ajo ngrihet dhe shkon në dhomën e Hikmetit, ku ndan hallin e saj me të, edhe pse e di që ai nuk mund të flasë dot apo të reagojë në ndonjë lloj forme tjetër.
Ashtu si Gylsymi nuk fle dot për shkak të Xhavidanës, Emiri nuk fle dot për shkak të Gylsymit, të analizës së ADN-së që rezultoi nègative. Rejhani zgjohet dhe vëren që ai nuk ka fjetur fare, ndaj dhe e pyet çfarë po ndodh, por Emiri nuk i tregon të vërtetën, sepse nuk e gjen guximin e duhur. Një tjetër person, atë natë nuk e zë dot gjumi nga shqetësimet. Ai person është Narini, e cila edhe tenton t’i tregojë Kemalit të vërtetën mbi Ojën por as ajo nuk e gjen guximin, sepse nuk do t’a lèndojë të dashurin e zemrës së saj.
Si zgjidhje për situatën ku ndodhen, ajo mendon të thërrasë Ajnurin, shoqen e saj dhe të Erhanit, të cilës shpreson t’i besojë Oja. Narini i takon vajzat me njëra tjetrën dhe Oja përlòtet pafund kur dëgjon versionin më të keq të një njeriu, kur Ajnuri flet për Erhanin. Oja qàn në supin e Narinit dhe kjo e fundit pandeh të jetë mbyllur rrezìku që Oja po i kànos në lidhje me gjyqin e kujdestarisë së Masallit, por jo. Mëngjesin e të nesërmes në gjykatë, Oja shfaqet dhe zhgènjen e frìkëson njëkohësisht Rejhanin.
Ndërsa në anën tjetër, Xhavidana del nga shtëpia me qëllimin që të gjejë màgjistaren, ilaçi i së cilës ia solli fytyrën në atë gjendje. Ajo, jo vetëm që nuk e gjen màgjistaren por gjen pas derës edhe disa gra të tjera, me të njëjtat shenja në fytyrë dhe me të njëjtën lidhje me màgjistaren në fjalë, që i ka màshtruar të gjitha. Sakaq, Rizai atë ditë do màshtrojë Shehrijen, por me qëllim të mirë. Ai ka paguar një grua që të hiqet si e fejuara tij, të shkaktojë debat me Shehrijen e më pas t’i japë fund fejesës vetëm për të mbrojtur Shehrijen e për t’a bërë atë për vete.