Për familjen time/ Orhani hidhet para plùmbit për të shpëtuar Dorukun

Doruku i ka vendosur unazat në një vàrëse dhe ia tregon Asijes gjatë aktrimit, duke dalë nga skenari që kishin. Ajo emocionohet së tepërmi dhe e vlerëson pafund gjestin e Dorukut, ndërkohë që vazhdojnë aktrimin. Sakaq, Berku vjen në vete, troket në derë derisa dikush e dëgjon dhe me nxitim i dërgojnë fjalë Orhanit, si përgjegjës i depove dhe njëkohësisht mban dhe çelësat që të mund të lìrojë Berkun që aty. Berku rrëfen para Orhanit me një frymë se çfarë ka bërë Tollga si dhe i thekson se nuk ka shumë kohë.

Orhani vrapon nga frìka se një prej fëmijëve mund të mbesë i vdèkur nga àrmà e vërtetë e mbushur me plùmba, por në fakt, është ai që mbetet i lènduar nga ai plùmb, sepse i hidhet para Dorukut për t’a shpëtuar, kur shikon që nuk i ka mbetur më kohë për të sqaruar e ndaluar situatën me fjalë. Orhani mbetet pa ndjenja dhe lahet në gjàk, në sytë e të gjithëve, gjë që i trìshton po aq sa i shòkon. Të gjithë sëbashku nxitojnë për në spìtal, ku do presin me padurim të mësojnë gjendjen e Orhanit.

Ndërkohë, Akifi vijon të kèrcènohet nga personi anonim, pa e ditur se ai është Erhani me të cilin ai ndan hallin. Tanimë shifra ka arritur një shumë marramendëse dhe Erhani është i bindur se do i marrë. Por, Akifi shkëputet prej tij për të shkuar në spìtal, ku një pas një marrin dy lajme, të mirin dhe të keqin; i miri është se Orhani nuk ka më rrezìk për jetën ndërsa lajmi keq është se ai për momentin është i paralìzuar nga këmbët, sepse nuk i ndjen aspak. Lajmi bie si bòmbè për të gjithë, veçanërisht për Shengylin.

Ajo i drejtohet Akifit pak ditë më vonë, duke i kërkuar t’i japë dèmshpërblim për çfarë i ndodhi bashkëshortit të saj në ambjentet e punës. Akifi pranon dhe thotë se ka menduar t’u paguajë këstet e shkollës fëmijëve për atë vit, gjë që Shengylit i duket qèsharake dhe reagon si mos më kèq, ndaj Akifi ia hèdh paratë në fytyrë, e heq edhe nga puna dhe largohet duke thënë se ajo nuk ka fare krenari. Paralèlisht, fëmijët në shkollë mësojnë se Tollga është liruar nga bùrgu. Ato nuk qëndrojnë duarkryq por me nxitim shkojnë tek shtëpia tij.