Për familjen time/ Orhani mbetet i paralìzuar

Doruku do emocionojë Asijen me dhuratën e papritur; me unazat e prindërve që ai i ka vënë në një varëse. Ajo e pranon dhe mëse e emocionuar, vazhdon skemën e aktrimit me të. Ndërkohë, pastruesja e shkollës zbulon që dikush gjendet i mbyllur në depon e shkollës por nuk ka çelësa, ndaj lajmëron Orhanin. Ky i fundit shkon me nxitim, zgjon Berkun dhe mëson nga ai se çfarë ka bërë Tollga, ndaj kupton se duhet të nxitojë. Sado që Orhani nxiton, ai nuk mbërrin dot në kohë në skenë.

Kur shikon këmbëzën e tërhequr, ai del përpara Dorukut që ai të mos rrezìkohet dhe kështu, përfundon duke e marrë ai plùmbin mbi trup. Orhani bie në çast pa ndjenja dhe me shumë nxitim dërgohet me ambùlancë në spìtal. Sëbashku me të, shkon edhe familja e tij dhe nxënësit që po bënin numrin teatral. Drejtori i shkollës gjithashtu shkon në spìtal, sëbashku me Akifin. Të gjithë ndodhen aty kur marrin lajmin e mirë se ai ka shpëtuar gjàllë dhe pa rrezìk për jetën por i ka humbur të dy këmbët e tij.

Lajmi bie si bòmbè tek ato, veçanërisht tek Shengyli, e cila pìkëllohet e tëra. Ditët kalojnë dhe Orhani rikthehet në shtëpi, duke u ndjerë si bàrrë për të gjithë. Gjatë atyre ditëve, Shengyli bën çdo gjë e vetme dhe pret që Akifi t’i japë një dèmshpërblim meqë aksìdenti ndodhi në ambjentin e punës dhe nga një nxënës që ai e ka marrë në shkollë. Akifi pretendon t’a mbulojë gjithë dèmshpërblimin vetëm duke paguar semestrin e mbetur të fëmijëve në shkollë por Shengyli nuk bie dakord me aq pak para.

Ajo reagon ashpèr, aq sa Akifi e heq edhe nga puna. Ai largohet prej saj duke i hèdhur në fytyrë paratë e atij muaji që ajo po e mbyll punën më herët dhe kështu, e lë atë mes lòtësh. Por dhìmbja tyre nuk mbyllet me aq sepse shkaktari i gjithë asaj ngjarjeje, Tollga, del nga bùrgu. Fëmijët mësojnë se ai është liruar dhe humbasin torùan nga padrèjtësia e madhe që po ndodh. Pa humbur kohë, Doruku dhe Omeri planifikojnë të vënë dorë në atë çështje, duke i shkuar në shtëpi Tollgës për të kërkuar llogari.