PREMTIMI/ Gylsymi shòkohet nga sjellja e frìkshme e Xhavidanës ndaj Hikmetit

Gylsymi e bind Zejnebin që të mos i tregojë gjë Rejhanit për orën, duke thënë se ajo do mèrzitej së tepërmi. Zejnebi bindet por Gylsymi nuk shpëton me aq sepse mbýtet me krìtika nga Xhavidana kur ajo mëson se Zejnebi e ka parë orën tek ajo. Megjithatë, Xhavidana nuk i vazhdon gjatë krìtikat sepse dëgjon zhurma që vijnë nga dhoma e Hikmetit dhe shkon aty, duke mësuar ashtu si të tjerët se Hikmeti ka lëvizur njërin gisht. Ato thërrasin menjëherë dòktorin por nga frìka e Xhavidanës në dhomë, Hikmeti nuk e lëviz gishtin siç dòktori i kërkon.

Dòktori jep shpresa për situatën dhe largohet, ashtu si gjithë të tjerët. Pas largimit të të gjithëve, Xhavidana futet në dhomën e Hikmetit. Gylsymi e shikon dhe i shkon nga pas por do shòkohet dhe do tmèrrohet e tëra kur shikon Xhavidanën që merr një gjilpërë dhe nis t’a shpòjë Hikmetin gjithandej, për të parë se ku reagon ai. Hikmeti e përmban veten dhe nuk reagon as në gishtin që mund të lëvizë, por megjithatë, tòrturat e Xhavidanës janë të njëpasnjëshme dhe nga më mizòret. Gylsymi tenton t’a shpëtojë Hikmetin nga ajo, por nuk ia del.

Xhavidana e frìkëson edhe Gylsymin, duke iu betuar se të gjithë duhet të kenë shumë frìkë nga ajo. E dètyruar, Gylsymi vazhdon përpara me planin e Xhavidanës. Sipas atij plani, ato do i fusin më tepër dýshime Emirit duke i kërkuar atij kompjuterin, duke bërë kërkime për çmimet e asaj ore antike dhe duke mos e fshirë historinë e kërkimit, që Emiri t’a shikojë, dhe ashtu ndodh. Përveç atyre dýshimeve që i shtohen, Emirit i shkon për vizitë Shehrija. Shehrija që punon për Kemalin, tani kërkon që Emiri t’a dëgjojë, si vjehrra e Nigarit.

Ajo e shpjegon dhe e pranon vetë natyrën e vèshtirë që Nigari ka por gjithashtu thotë se atë krìm, nuk e ka bërë ajo dhe për këtë futet vetë garant, aq sa Emiri i premton se do e rimendojë. Kemali nga i cili po vjen Shehrija, në ato momente ndodhet pranë Narinit që ka marrë udhëzime nga Oja se si mund t’a fitojë faljen e tij por asnjëri prej tyre nuk e di se paralèlisht, dikush po përpiqet për ndarjen e tyre. Ai person është Erhani, i cili shkon në zyrën e Kemalit dhe vendos mbi tavolinë fotografinë e Narinit krah tij, krah Erhanit, që është që vite më parë.