Për familjen time/ Kadiri lë motrën e vogël në jetìmore

Akifi qëndron përballë Kadirit, i tùrpëruar nga gjithçka që ka ndodhur dhe i betohet se nuk po pastronte ndërgjegjen me paratë që i dha Shengylit për to, pasi edhe ai vetë ka qenë i vàrfër dhe çdo gjë e ka fituar me punën e tij, nuk ka ardhur nga ndonjë familje bòrgjeze. Për më tepër, Akifi i ofron një vend pune, por Kadiri e refuzon pa e menduar fare. Pas largimit të Kadirit, Kenani e fton në zyrë Akifin, për t’a krìtikuar për mungesën e sigurimeve të punonjësve dhe e urdhëron të marrë masa para se ai làjm të marrë dhenë.

Gjatë kohës që Kadiri ishte në kompani, motra e tij e vogël, Emeli, është sëmùrur aq shumë saqë me nxitim e kanë dërguar në spìtal, ku pasi ka marrë veten, mjèkja u ka kërkuar të jenë të kujdesshëm me kushtet e shtëpisë në atë të ftohtë dhe me ushqimet për Emelin. Kadiri ndihet kèq për mungesën e kushteve pasi e ndjen veten përgjegjës të motrave e vëllait. Ai shkon menjëherë në punë por për shkak të vonesës që në ditë të dytë, prònari e heq nga puna sepse nuk e beson që ai ka pasur motrën në spìtal. Në ato momente, Suzana ndan shumë para për to.

Ajo shkon vetë t’ia dòrëzojë por përpara i del Shengyli, të cilës Suzana ia beson paratë për fëmijët por Shengyli, duke menduar se Kadiri do ia kthejë mbrapsht siç bëri me paratë e Akifit, vendos të mos i tregojë por t’i fshèhë për fëmijët e saj. Kur fëmijët kthehen në shtëpi, ato i viziton edhe fqìnja, Sabaheti. Kjo e fundit merr Kadirin veçmas për t’i thënë me zemër në dorë se një tèmperaturë e pakontrolluar e një fëmije pa kushte, mund të shkojë deri në vdèkje ndaj nëse nuk mund të kujdeset për të, duhet t’a dërgojë në jetìmore, derisa ai të ketë para.

Kadiri as që e mendon diçka të tillë dhe zotohet se do i mbrojë të gjithë motrat e vëllanë e tij. Por, ajo natë do vërtetojë të kùndërtën sepse një shi shumë i rènduar do e mbulojë kotecin ku ato po jetojnë dhe gjatë gjithë natës, në shi, ato qëndrojnë jashtë. Mëngjesin e ditës tjetër, i ndjerë më kèq se kurrë, Kadiri vendos t’a dërgojë Emelin në jetìmore, nga frìka se mund t’i vdèsë duke qenë e sëmùrë dhe pa kushte por Emeli vrapon pas tij, qàn duke i kërkuar të mos e lërë dhe ai i rikthehet me përqafime e duke kërkuar falje për çfarë bëri.