Rejhani qëndron në qèli, e shqètësuar që askush nuk i ka sjellë ende asnjë làjm për daljen e saj. Pas orësh të tëra shqètësimi, gàrdianja e qèlisë futet brenda për të dhënë làjmin e madh se Rejhani është e lìrë të dalë nga bùrgu. Mirëpo, teksa ajo bën gadi plaçkat për t’i futur brenda në valixhe, vjen një tjetër urdhër për atë qèli. Urdhëri është për të kërkuar se ku është futur një sasi lënde të ndàluar dhe ashtu siç Nebahati kishte planifikuar, ajo sasi lënde të ndàluar del nga valixhja e Rejhanit. Për këtë të fundit, kanë filluar përgatitjet në shtëpi.
Xhavidana është shumë e lumtur sepse është e sigurt brenda vetes se Rejhani nuk do lìrohet dhe të gjithë do mërzìten sërish, por nuk ndodh ashtu. I vetmi person që mërzìtet do jetë vetë Xhavidana, pasi në shtëpi, Emiri do vijë sëbashku me Rejhanin, dhe jo vetëm, por edhe me Gylsymin. Kjo e fundit, pa dijeninë e askujt, ka shkuar të takohet me krahun e djathtë të Nebahatit, me gruan që po ia bënte kèrdinë Rejhanit. Ato kanë njohje të vjetër dhe konsideratë shumë të madhe për njëra tjetrën.
Për hir të Gylsymit, ajo ka vendosur sasi sheqeri në paketat e vogla që të ngjajnë si sasi lënde të ndàluara dhe këtë, gàrdianët e konsiderojnë si një kùrth i Nebahatit kùndrejt Rejhanit, meqë ajo ka tentuar njëherë t’a vràsè. Për këtë arsye, Nebahati merret sërish në shqyrtim ndërsa Rejhani shijon lìrimin e saj. Teksa të gjithë përveç Xhavidanës festojnë, në anën tjetër po bëhet një tjetër festë. Për hir të Masallit, Narini ka ftuar disa nga shoqet dhe shokët më të afërt të saj nga klasa, për t’u bërë një festë në shtëpi.
Para tyre, Masalli luan në piano dhe të gjithë e pëlqejnë. Kështu, ajo fshìn nga vetja çdo dýshim se shoqet nuk e pëlqejnë në piano dhe lumturohet pafund. Buzëqeshjet e tyre, do i shùajë vetëm ardhja e një personi krah një personi tjetër dhe ai është Erhani që vjen krah Ojës sërish në shtëpi. Ato e sqarojnë situatën e tyre sikur kanë pasur nevojë vetëm për pak shkëpùtje dhe tani që ajo shkëpùtje u bë, kuptuan se nuk qëndrojnë dot pa njëri tjetrin. Ndryshe nga më përpara, tani është edhe Kemali ai që nuk e do më atë lidhje, por Oja këmbëngul.