Rejhani përlòtet nga surpriza e bukur dhe e papritur që iu bë me videot, por sapo ngrihet në këmbë, asaj i bie të fikët. Emiri nxiton t’a dërgojë në spital, i shoqëruar nga pjesa më e madhe e anëtarëve të asaj shtëpie, përveç Xhavidanës dhe Gylsymit. Kjo e fundit, e shikon Xhavidanën mëse të buzëqeshur, duke festuar me vete triumfin e zhdùkjes së fëmijës që Rejhani dhe djali saj presin, por ia shuan buzëqeshjen, duke i treguar se çfarë ka bërë ajo gjatë atyre ditëve. Gylsymi, e ka vënë re se çfarë po kurdis Xhavidana dhe nuk ka qëndruar duarkryq.
Ajo i tregon se shishet e hèlmit i ka mbushur me ujë dhe Rejhani rrjedhimisht nuk është hèlmuar dot nga kùrthi i saj, ndërsa shishen e ilaçit të Xhavidanës, që ajo e merr rregullisht, e ka mbushur me hèlmin që ajo ka paguar për Rejhanin. Gylsymi i betohet se për sa kohë që ajo do jetë në atë shtëpi, Xhavidana nuk do guxojë t’i afrohet apo t’a lèndojë as atë dhe as Rejhanin, sepse në çast, Gylsymi do rrëfejë gjithë të vërtetën e bashkëpunimit të tyre, të tòrturave ndaj Hikmetit dhe më të fundit, hèlmimin e Rejhanit.
Për t’a frìkësuar ende më shumë, Gylsymi i thotë se helmi ka nisur të japë efektin e tij dhe gjoja, në fytyrën e Xhavidanës duken qartazi shenjat e para. Nga sikleti, Xhavidana nis të vëzhgojë fytyrën me detaje, ndërkohë që në spital, festojnë të gjithë lajmin e doktorit se Rejhani dhe foshnja janë fare mirë dhe se alìvanosja Rejhanit është pjesë normale e një shtatzënie me tension të ulët. Sakaq, në anën tjetër ndodhet xhaxhai i Emirit, që ashtu si nipi tij, ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Narinin.
Të dy e dinë arsyen përse po takohen në atë restorant dhe menjëherë Kemali nis të shprehet por teksa ai flet, Narini vëren pas tij Ojën, që në heshtje i bën me shenjë t’i afrohet. Narini i shkon pranë Ojës pa i treguar Kemalit se po takohet me të dhe në atë takim të fshehtë, Oja i betohet se do shkëpusë çdo marrëdhënie me Kemalin, nëse ajo guxon t’a pranojë propozimin e tij. E tmèrruar se mund të çojë dèm një marrëdhënie motër e vëlla, Narini shkon pranë Kemalit dhe pa i dhënë përgjigje për propozimin, i thotë se i duhet të largohet për në spital sepse gjòja ka një rast urgjènt.