Motra e Narinit, Kumru, dëshiron shumë që të rikthehen tek Narini, ose së paku të qëndrojnë ende në Stamboll. Për këtë, ajo i lutet nënës së saj por nëna do vetëm t’a lënë të qetë Narinin. Ajo nuk e di se Kumru xhelozin paratë e motrës.
Ndërkohë që Narini qan me dënesë që nëna e ka braktisur që në vogëli, Kumru i troket në derë, duke e quajtur Narinin “motër” dhe duke e vënë në siklet teksa i kërkon që t’a ftojë brenda.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Emiri, i cili merr të largohet nga shtëpia por në çast, përpara i del një ekip oficerësh policor, të cilët e dërgojnë në komisariat për ndeshjet e paligjshme që ai bën në boks.
Vetëm pasi shkon në komisariat, Emiri mëson se babai tij e ka paditur në mënyrë që t’a ndalonte ikjen e tij por pavarësisht se çfarë bën Hikmeti, Emiri ia del që të lirohet që aty.