Narini gatuan disa lloje të ndryshme ushqimesh, me një buzëqeshje të veshur në fytyrë, gjatë gjithë kohës, gjë që Shehrija e vëren dhe i gëzohet. Atë buzëqeshje do e shùajë një trokitje dere, pas së cilës do qëndrojë stòjik Erhani. Narini përballet me të, i kujton se ai do largohej dhe se nuk mund t’i shkojë ashtu në shtëpi por Erhani përgjigjet vetëm duke thënë se ka mësuar që martesa e saj me Kemalin nuk është e vërtetë. Madje, ai kalon çdo kufi, duke thënë se ajo është ende e dashuruar pas tij, siç ka qenë më parë.
Narini nuk e duron më por i përgjigjet me shùplakë dhe e dèbon që aty duke i thënë se ajo është e martuar dhe atij kaq i mjafton të dijë, se nuk do ndryshojë asgjë nëse është e martuar vetëm mbi letra apo jo. Çaste më vonë, në shtëpi do vijë Kemali. Ai ulet të drekojë me Narinin, me gjithçka që ajo ka gatuar, por vëren se ajo nuk është aspak mirë, prandaj e hap i pari bisedën. Qartazi, ai i thotë se dëshiron që në një moment të caktuar nga Narini, ato t’a flasin marrëdhënien që kanë mes tyre.
Për këtë, i thotë që ajo mund të marrë gjithë kohën që i duhet dhe të sigurohet fillimisht që ajo është mirë, më pas mund të flasin. Narini e përlòtur, hap gojën për të thënë se ndonjëherë e mundon bàrra e të kaluarës por atë bisedë e ndërpret një telefonatë për Kemalin, nga një numër i panjohur dhe në atë telefonatë, i komunikojnë se Oja ka pësùar aksìdent. Me nxitim shkojnë të dy në spìtal, ku Narini tmèrrohet e tëra kur shikon se dòktori që ka shpëtuar Ojën, është pikërisht Erhani.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Suna me Taxhin. Ajo ngulmon që t’a takojë, ndaj dhe i shkon atij në shtëpi, por Taxhi është ende i lènduar dhe i sugjeron të shikojë ndonjë njeri në rrethin e saj, që i përshtatet më shumë. Suna kthehet në shtëpi e mèrzitur, Xhavidana e shikon dhe duke kèrcènuar Seferin me vendin e punës, e bën atë të tregojë se nga ku po vinë, prandaj ajo i premton vetes t’i marrë frèrët e situatës në dorë. Ndërsa i djali, Emiri, vijon të jetë në shkollë, me ngàcmimet e panumërta që bashkë me Banunë, i bëjnë Rejhanit.