Kemali dhe Narini shòkohen kur rrèmbyèsi tyre i dërgon në një tjetër dhomë, ku dèrgjet një grua pa ndjenja. Ajo është gruaja e rrèmbyèsit, pacíente e Narinit. Në mungesë të parave për t’a operuar, ai urdhëron Narinin që t’a operojë në ato kushte por Narini kúndërshton prérazi, duke thënë se ajo rrezìkon të vdèsë nga infèksioni që mund të zèrë për shkak të vendit aspak hígjenik, edhe nëse operimi i saj shkon mirë, në ato kushte. Edhe pse është rrèmbyèsi i tyre, Kemali ndjen kèqardhje dhe ofrohet t’i mbulojë shpenzimet e operimit të gruas së tij.
Ai sërish nuk pranon sepse nuk u zè dot besë atyre se nuk do e denòncojnë në pòlici ndaj i betohet Narinit se nëse gruaja tij vdèsë, atëherë do vdèsë edhe bashkëshorti i saj. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Emiri. Ai i shkon pranë Rejhanit dhe Gylsymit në qèlinë ku ato po mbahen dhe shikon Rejhanin që mes lòtësh i betohet se Gylsymi është e pafàjshme. Rejhani thekson se nuk po flet me zemër por me mendje sepse për asnjë sekond të vetëm, Gylsymi nuk i është ndarë nga sytë kur ishin në dyqanin e argjendarisë.
Për më tepër, i shpreh dyshìmet që i ka ngjàllur shitësi i argjendarisë që ishte thjesht një punonjës. Ajo i kërkon t’a invèstigojë atë por sapo shkon në argjendari, Emiri mëson se ai ka lënë punën. Prònari nuk e shikon atë dorëheqje si një veprim të dyshìmtë dhe e refuzon ashpèr Emirin kur ai ofron trefishin e parave të unazës, vetëm që prònari të tërheqë denòncimin për vjèdhje. Gjatë asaj kohe, Gylsymi i tregon Rejhanit për një rast ku ajo është dètyruar të plàgosë dy persona që po e dhùnonin.
Sipas Gylsymit, nëse ajo do bjerë sërish në bùrg, kësaj rradhe nuk do ketë shpëtim. Por, prokùrori vendos që Gylsymi të gjykòhet në gjendje të búrgosur ndërsa Rejhani të lihet e lírë. Ndonëse Emiri e nxjerr që aty, ajo kërkon shumë falje nga ai dhe rikthehet në kómisariat, për të ndryshuar deklaratën. Nga fríka se mos Gylsymi vdès brenda në bùrg, sepse e ka parë duke u dridhur nga epìlepsia, Rejhani vendos të kryejë detyrën e saj si motër dhe e ndryshon deklaratën duke thënë se e ka vjèdhur ajo unazën.