AMANETI/ Nana pretendon të ketë zënë vendin e Seherit

Operacioni që kryen ekipi pòlicor i Aliut, përfundon me sukses dhe krímínelët e shénjestruar, arrèstohen. Njëri prej tyre që qëndron në qèli, kërkon vazhdimisht që të takojë Aliun dhe kur ky i fundit vjen, i bùrgosuri i quajtur Ferit, lihet i lirë. Në të vërtetë, ai gjithashtu është pòlic për vete por në atë mision ka qenë prej muajsh i infíltruar për t’i futur të tjerët në kúrth. Feriti prezantohet me të gjithë në prezencë të Aliut por pak çaste më vonë, i dëgjon kolegët duke diskutuar për të.

Mëse i sértë, ai u shkon pranë, u thotë se ndonëse u prezantuan si në lojë, ai nuk do bëjë kurrë lojëra dhe do presë përkushtim maksimal nga ato, duke mos toleruar zbatimin e urdhërave që mund t’u japë për punë. Ashtu siç Feriti ua shùan buzëqeshjen atyre, edhe dikush tjetër do ia shùajë atij buzëqeshjen. Ai person është një femër, e quajtur Aishe dhe me Feritin njihen mjaft mirë sepse deri para disa vitesh, kanë qenë të martuar me njëri tjetrin. Sapo shikon që edhe Feriti është emëruar aty, Aisheja kërkon të zhvendoset në ndonjë zyrë tjetër.

Me bindje të plotë, ajo thotë se nuk punon dot me të, prandaj menjëherë bën kërkesën për zhvendosje. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila po luan me Jusufin kur aksídentalisht rrëzòhet. Ajo bie kèq dhe e ka të pamundur të lëvizë por që të mos e trèmbë Jusufin, i thotë atij se dëshiron të pushojë për pak aty dhe e fton të largohet me xhaxhanë e tij, Jamanin por Jamani nuk e lë Nanën aty. Ai e merr në krahë dhe të tre rikthehen tek rulota. Edhe pse e mban në krahë, Jamani sërish i flet asaj shumë ashpèr.

Nana e pyet përse ai po i flet në atë mënyrë, por Jamani nuk përgjigjet, ndërsa ajo shprehet se ai është i irrítuar që nuk shpëton dot nga ajo sepse pas Seherit, Jusufi është lidhur shumë me të. Jamani irrítohet ende më shumë dhe i zemërùar, i thotë asaj se nuk sillet e gjithë bota rreth e rrotull saj, se ajo nuk ka aq rëndësi në jetën e tij sa ai të futet në anàlizime për të dhe se e vetmja gjë që ka rëndësi, është lumturia e Jusufit. Sa për Seherin, Jamani thotë me gojën plot se askush nuk do mundet kurrë t’a zërë vendin e saj tek Jusufi.