Teksa janë të gjithë duke ngrënë në tryezë Semihu merr shumë lavde dhe menjëherë i ngarkohet një pune e re se bashku me Feridenë. Sakaq, Emini nuk lihet rehat nga Songyli e cila e ngacmon pa pushim derisa arrin ta bëjë.
Emiri ndihet xheloz për punen e ngarkuar të Semihut me Feridenë dhe nga nervat ai shtrengon goten e çajit dhe e then atë. Ai më pas sajon një punë në kompani si gjasme emergjente që Ferideja ti vihet pas.
Por në të njëjtën kohë, skemën e tij e kupton Semihu por ky i fundit nuk reagon aspak. Ndërkohë Kemali ka kuptuar çdo gjë që po ndodh kohët e fundit kur me veshët e tij dëgjon Kumrunë e cila prnaon dashurinë e saj për të.
Sapo gjen mundesinë që të jenë të vetëm, Kemali ballafaqohet me Kumrunë nis ta kritikojë me fjalë të ashpra dhe i kërkon asaj që të gjejë një mënyrë të vërtetë për të bindur Narinin se do largohet nga shtëpia Kumruja dhe nëna e saj.