PREMTIMI/Mungesa Xhavidanës sjell festë në shtëpi

Mungesa e Xhavidanës në shtëpi, sjell një hare shumë të madhe, ku të gjithë janë vesh më vesh dhe madje Nigari me Zejnebin, bëjnë edhe imitime duke e përtallur atë, në një kohë që Xhavidana nuk është jashtë vendit por në një ndërtesë të harruar, e rrethuar me minj dhe e kyçur brenda.

Në anën tjetër ndodhet personi që Xhavidana po përpiqej të eleminonte; Rejhani. Ajo në mënyrë të përsëritshme ndjen dhembje shumë të mëdha, aq sa një moment e vëren edhe Emiri, i cili kërkon të nxitojnë për spital por Rejhani nuk pranon.

Ajo thotë se tanimë u qetësua dhe është e panevojshme të shkojnë, ndërkohë që nuk e di se doktoreshat e saj kanë zënë kokën me duar nga halli se çfarë ka Rejhani. Vetëm pak çaste më vonë, ajo do marrë një telefonatë nga Shehrija.

Shehrija i tregon Rejhanit dhe Emirit për divorcin mes Narinit dhe Kemalit, gjë që i shokon të dy. Rejhani nxiton për tek Narini por kjo e fundit është e vendosur të mos i tregojë askujt kërcënimet që ka marrë vazhdimisht nga Oja.