AMANETI/Jamani i kërkon falje Nanës që e përloti

Feriti dhe Aisheja bien në kurthin e ngritur për to dhe Aishe bindet se Feriti sërish po tallet me të, duke dalë me të tjera njëkohësisht. Feriti ndërkohë zgjohet dhe nuk e kupton aspak se çfarë ka ndodhur por vazhdon programin që kishte.

Aisheja, për t’a refuzuar pa i treguar se çfarë ka parë, i thotë se është e sëmurë dhe nuk del dot, gjë që ai e beson. Në anën tjetër, Jamani dëgjon Nanën tek i thotë shoqes së saj se e ka refuzuar Lukën pasi e ka përzemër vetëm si vëlla.

Jamani nevrikoset me veten e tij që ajo që dëgjoi, e lumturoi aq shumë. Ai sjell përmbys zyrën që ka në shtëpi, ku  mes letrave që bien në tokë, gjen një letër nga Seheri, e cila dikur i ka shkruar se nëse vdes para tij, do donte që ai t’a vazhdonte jetën e të dashuronte sërish.

Mirëpo, Jamani nuk do t’ia pranojë vetes që ka filluar të ndjejë për Nanën dhe e lëndon atë duke e pyetur përse e konsideron veten pjesë të asaj familjeje. Në çast, Nanës i rrjedhin lot nga sytë ndërsa Jamani nxiton t’i kërkojë falje e të shpjegohet.