AMANETI/Jamani merr lejen e Seherit për të dashuruar sërish

Jamani lumturohet shumë kur dëgjon Nanën duke i treguar shoqes së saj se e ka refuzuar propozimin e Lukës dhe i ka sqaruar se ndjen për të vetëm si shok. Lumturia që ndjen, i pasohet me ndjenjë faji dhe me nerva, sjell përmbys tavolinën e punës.

Në mesin e gjërave që bien, është edhe një letër e lënë nga Seheri, të cilën ai e lexon për herë të parë. Mes të tjerash, ajo i ka shkruar se nëse do mbyllë sytë para tij, do donte që ai t’a vazhdonte jetën e të dashuronte sërish, pastër.

Edhe pse Seheri ia ka dhënë lejen në formën e saj, ai nuk do t’ia pranojë vetes se po ndjen diçka për Nanën, ndaj dhe i flet asaj ashpër, duke e pyetur edhe përse e konsideron ajo veten pjesë të familjes, gjë që do e përlotë Nanën, por shumë shpejt ai i kërkon falje.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen, të cilët bien në kurthin e ngritur për to. Aishe bindet se ai po del me të dhe me një tjetër njëkohësisht por nuk e ballafaqon këtë. Ajo e shmang duke i thënë se është e sëmurë dhe nuk del dot, gjë që ai e beson.