Ferideja lodhet duke punuar me Emirin në kuzhinë dhe një moment kur ulet të pushojë për pak, atë e zë gjumi. Emiri ndërkohë, jo vetëm që kujdeset t’a mbulojë me xhaketën e tij por edhe e admiron në heshtje, teksa ajo fle.
Atë moment, e fotografon Semihu, i cili ia tregon Emirit fotografinë dhe i kërkon që tanimë t’a pranojë se ai ka pëlqim për Feridenë. Gjatë kohës që ato ndodhen larg shtëpisë, Songyli shfrytëzon ambjentin bosh.
Ajo bën çdo gjë, për t’a afruar Hikmetin pas vetes, duke pasur si qëllim vetëm pasurinë e tij. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kumruja, e cila zgjohet pas operacionit dhe kërkon shumë falje nga Narini, pasi ndjen se po vdes.
Narini ndërhyn në kohë dhe e shpëton motrën e saj, ndërsa nëna tyre, Munevveri, tregon mes lotësh se si Kumruja është rritur në burg, me të, në kushtet më mizore të mundshme.