AMANETI/ Feriti i propozon për martesë Aishes

Koraji i futet në dhomë Aishes, me qëllimin që t’a frikësojë atë duke i thënë se Doa rrezikon shumë nëse ka në jetë Feritin. Aisheja, duke menduar vetëm për vajzën e saj Doanë, vendos t’i qëndrojë larg Feritit.

Ndërkohë Feriti nuk e pret aspak një ftohje të tillë, ndaj dhe i propozon për martesë. Ai shokohet i tëri kur Aisheja e refuzon si dhe i kërkon t’i qëndrojë sa më larg jetës së saj dhe të familjes që ajo ka.

Paralelisht, Nana po kërkon me panik pashaportën. I vetmi që e kupton situatën, është Xhengeri. Ai ia gjen Ajnurit në dhomë, ia merr dhe e pyet nëse ajo e dashuron Jamanin por diçka të tillë, Ajnuri e mohon.

Megjithatë, plani tyre nuk realizohet dot sepse realizohet plani i Nedimit me Kazimin. Në derë të shtëpisë, Jamani arrestohet për gjënë që ai kurrë nuk e ka bërë, për trafikim droge.