Kumru arrin t’a mashtrojë nënën e saj, gjoja se ajo nuk e bëri qëllimisht planin kundër Narinit. Mirëpo, Kemali nuk e beson diçka të tillë dhe vazhdon t’i mbajë qëndrim asaj.
Për t’i treguar Narinit dashurinë e tij të pakushtëzuar, Kemali cakton një datë martese dhe kjo e acaron aq shumë Kumrunë, saqë ajo betohet se do e bëjë Narinin të ndihet e pamjaftueshme edhe për veten e saj, që të mos mundet të qëndrojë krah Kemalit.
Për këtë, Kumru sajon një rreng në tualet dhe Narini gjakoset në këmbë, duke u ndjerë si mos më keq, ashtu siç Kumru donte që ajo të ndihej. Ndërkohë, në anën tjetër, Oja nis të ketë dyshime për Feridenë se mos ajo e pëlqen Emirin.
Për këtë, ajo flet hapurazi me Feridenë duke ia bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjëherë punë me Emirin por Ferideja mes lotësh, betohet se diçka të tillë as që e ka menduar ndonjëherë.