Psikologia që ka ardhur me rekomandimin e Ojës, do e nevrikosë këtë të fundit, duke i këshilluar Kemalit që të sillet mirë me Narinin në prezencë të Masallit, nëse do që vajza tij t’i afrohet sërish siç ka qenë më përpara.
Sakaq, armiku vetëm i Kemalit, Talazi, tanimë është fokusur vetëm tek paratë sepse i mungojnë si asnjëherë më parë. Ai shpreson se Xhemreja do i ndajë me të paratë që i ka marrë Xhavidanës por ajo refuzon, ndaj ai i premton vetes se do ia marrë.
Xhavidana në ato momente, ndodhet në shtëpinë e saj por e fshehur nga të gjithë. Ajo dëgjon bisedën e Rejhanit me doktoreshat, ku ato përveçse i tregojnë me keqardhje se gjendja saj është kritike, gjithashtu edhe i kërkojnë të nxitojë për të vendosur mes vetes dhe fëmijës.
Rejhanit i shembet bota mbi kokë ndërsa Xhavidana gëzohet e thotë me vete se tani nuk paska nevojë të bëjë asnjë plan për të shpëtuar nga Rejhani apo pasardhësi që ajo mund të sjellë në jetë, të cilit Xhavidana i druhet se do ia marrë pasurinë.