Kemali është i shqètësuar nga e gjithë situata dhe frìka se mos màfìa që ka Narini nga pas, mund t’ia cènojë të bijën apo Shehrijen. Ai është aq i shqètësuar saqë nuk qëndron dot në shtëpi, pasi nuk mendon mirë e qartë, prandaj dhe shkon në kompani. Narini e shikon duke përgatitur një çantë të vogël dhe tenton t’a ndalojë por nuk ia del dot. Kemali shkon në kompani, ku do e shohë edhe Erhani. Me mëdyshje në kokë për ardhjen e Kemalit në atë orar në kompani, Erhani vendos t’i shkojë pranë.
Ai i bën shumë pyetje, me qëllimin që të mësojë se çfarë ka ai. Fillimisht e pyet nëse Masalli është shëruar plotësisht, përderisa ai ka ardhur në kompani por Kemali nuk e pohon diçka të tillë. Më pas e pyet nëse të gjithë në shtëpi janë mirë dhe kur Kemali qëndron në heshtje, Erhani buzëqesh, pasi e kupton se ai dhe Narini e kanë një pròblem madhor mes tyre. Ai pròblem, do bjerë edhe në sytë e Shehrijes. Ajo e përjeton aq rèndë, saqë shqètësimin e ndan edhe me Ojën, e cila e përjeton po aq rèndë.
Paralèlisht, në anën tjetër, ndodhet Gylsymi, e cila largohet për pak nga Rejhani dhe Emiri, me jùstifikimin e tùaletit, por në të vërtetë, në tùalet do rregullojë nga e para shenjën pas qafe, që nuk është e vërtetë por e pikturuar, për të ngjarë sikur është motra e Rejhanit. Gylsymi është një e panjohur, që është gjetur nga Tallazi dhe është paguar me para nga Xhavidana, për t’u hèqur si motra e Rejhanit. Çdo veprim dhe fjalë e Gylsymit që nga dita parë që i ka dalë përpara, ka qenë sipas urdhërave të Xhavidanës.
Ajo i ka menduar të gjitha në detaje, përfshirë edhe kùndërshtimin që ajo bën para Emirit, gjòja sikur po kërkon që Gylsymi të largohet nga ajo shtëpi sepse është një e panjohur. Kështu, pasi kthehen në shtëpi, ajo del para Xhavidanës për të rapòrtuar se çfarë kanë bërë me Emirin dhe Rejhanin që kur janë larguar nga shtëpia si dhe merr urdhërin e ri, ku do gènjejnë Rejhanin, gjòja se Xhavidana po ia hedh rrobat në mbèturina. Qëllimi i Xhavidanës në përfundim, është që të mos largohet për në çiflig, për ku e ka urdhëruar Emiri.