PREMTIMI/Rejhani i përgjërohet Emirit të mos e braktisë

Emiri e trondit Rejhanin duke i kërkuar që të bëjë një zgjedhje mes tij dhe fëmijës që ka në bark. Sipas Rejhanit, kjo nuk është e drejtë por Emiri i përgjigjet duke i kujtuar se edhe ajo po e vendos në të njëjtën pozitë.

Sado që Rejhani i betohet se instikti nuk do e zhgënjejë që ndjen se do jetojë, ai sërish nuk e merr parasysh, ndaj përgatit një valixhe dhe merr të largohet nga shtëpia, por nuk largohet dot sepse Rejhani bie në tokë pa ndjenja.

Me nxitim, Emiri e dërgon në spital, ku nga doktoresha mëson se koha po ecën kundër tyre ndaj operacioni për heqjen e fëmijës duhet të bëhet sa më shpejt. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Narini që po kujdeset për Kemalin.

Pavarësisht kundërshtimeve të tij, ajo ngulmon derisa merr aprovimin e tij për t’i shërbyer. Sakaq, në një anë tjetër ndodhet Xhemreja, e harruar nga të gjithë. Ajo vijon të jetojë në shtëpinë e Talazit, ku planifikon varrimin e Xhavidanës.